Një dramë magjepsëse për një nga agjencitë më prestigjioze të reklamave në New York-un e viteve 1960 e cila ka në fokus një nga drejtuesit më të mistershëm por jashtëzakonisht të talentuar të firmës, Donald Draper.

Mad Man ka fituar 2 çmime Golden Globes dhe Peabody Award dhe u nominua për 16 Emmys duke u bërë i pari serial fitues për dramën. Programi, i cili filloi transmetimet vetëm në 2007-ën, u shkrua që në 1999 Mathew Weiner dhe shumë doreshkrimë të tij datojnë që prej 1992-shit.

Serialin mund ta shikoni me titra në shqip, vetem ne Top Channel, kanali nr 2 në TiBO IPTV.

  1. DON DRAPER EKZISTON DHE ËSHTË PO AQ I JASHTËZAKONSHËM EDHE NË JETË

Don Draper, personazhi i këtij seriali bazohet në jetën e një personazhi të vërtetë. Ai lindi në fermat e New York dhe arriti në majat e Marketingut duke krijuar edhe personazhin e famshëm “Malboro man”.

  1. DY EPISODET E PARA U XHIRUAN ME 1 VIT DIFERENCË

Episodi i parë u xhirua në new York dhe Los Angeles, ndërsa episodi i dytë dhe gjithë të tjerët u xhiruan vetëm në Los Angeles edhe pse ngjarjet zhvillohen në New York.

Episodi i dytë u xhirua 1 vit pas të parit pasi seriali u refuzua fillimisht nga HBO dhe më vonë u vendos të trasmetohej në ABC.

  1. AJO DONTE TË ISHTE SEKRETARE POR AUTORËT E MARTUAN ME TË

January Jones, luajti rolin e Betty-t, gruas së protagonistit por në fakt ajo dëshironte të luante rolin e Peggy Olson, sekretares së Don Draper. Roli i Bettit kishte vetëm 3 rreshta në skenarin e episodit të parë pilot por autori e rikrijoi të gjithë të gjithë personazhin pasi u mahnit nga audicioni i saj.

  1. TË NDARË NË FILM POR BESNIKË NË JETË

Mona Sterling, gruaja e Roger Sterling ne serial luhet nga vetë gruaja e aktorit John Slattery. Në film ndahen pas 20 vitesh martese, për një vajzë më të re por në jetën reale ata janë bashkë që prej 1998-ës. Ah edhe John Slattery në fillim aplikoi për rolin e Don Draper.

  1. JO, AKTORËT NUK E PINË TË GJITHË ATË DUHAN

Në xhirime, aktorët shfaqen duke pirë duhan pothuajse në çdo skenë por në të vërtetë ato janë cigare mjekësore dhe nuk përmbajnë nikotinë por vetëm bimë mjeksore dhe kanë shije shumë të shpifur. Shfaqja e serialit Mad Man shtoi shitjet e kompanisë së cigareve “Lucky Strike” e duke i dyfishuar ato gjatë premierës së serialit me 10 miliardë cigare të shitura.

  1. JOAN, PERSONAZHI QE U NGRIT MBI PARASHIKIMET

Joan Holloway, magjepsësja që “di gjithçka”, është një nga karakteret më të forta të serialit.

Karakteri dhe veshja e saj, e ashpër dhe tunduese, janë dy nga gjërat e pakta në lidhje me Mad Men që mbeten konstante nga sezoni në sezon.

  1. DHOMA E SHKRIMTAREVE ISHTE PLOT ME GRA

Në atë kohë, shtatë nga nëntë shkrimtarët e serialit ishin femra. Një serial i dominuar nga femrat pasi edhe sezoni i tretë drejtohej nga femrat.

  1. KOMSHIU I ÇUDITSHËM I DON DHE BETTY LUHET NGA DJALI I AUTORIT TË SERIALIT

Glen, djali i vogël i çuditshëm që banonte në shtëpinë ngjitur dhe ishte marrëzisht i fiksuar pas Betty luhet nga djali i autorit të serialit. Në vijim, Glen bëhet njeriu më i afërt dhe i besuar i saj kur rritet.

  1. KIERNAN SHIPKA NUK E PA KURRË SERIALIN

KIERNAN SHIPKA, aktorja që luajti vajzën e Don Drapper në një intervistë të Huffingston Post deklaroi se ajo s’kishte parë as edhe një episod të serialit Mad Man gjatë xhirimeve pasi kur luajti ishte vetëm 13 vjeç.

10. ZOU BISOU BISOU, KËNGA SURPRIZË E MEGAN U BË REALISHT HIT

Jessica Paré realizoi një hit me interpretim e saj të këngës “Zou bisou bisou” në ditëlindjen surprizë që organizoi si gruaja e Don.