Festat e fundvitit i dedikohen kohës me familjen. Ja 10 filmat që duhet t’i shihni bashkë:

Love Hard

Një komedi që flet për një vajzë romantike, e cila pas shumë përpjekjesh për të gjetur një djalë përkrah, bie pre e një mashtrimi online dhe fiksohet me një “bukurosh” ndërkohë që ajo beson se ka gjetur dashurinë e vërtetë.

Robin Robin

Asnjëherë nuk je aq i rritur sa t’u shmangesh filmave vizatimorë. Robin është një zog i rritur nga një familje brejtësish, por ai gjithmonë është me shpresë se mund të gjejë familjen e tij të vërtetë. A do të mund Robin të realizojë ëndrrën e tij këtë Krishtlindje?!

A Boy Called Christmas

Ky film rikthen historinë se si Shën Nikolla e pranoi thirrjen e tij të brendshme për t’u bërë “Babagjyshi i fëmijëve” nëpër botë.

Jingle Jangle- A Christmas Journey

Një vajzë që i ka humbur shpresat në magjinë e festave, falë dashurisë dhe mbështetjes së familjarit të saj të humbur, arrin të rigjejë shpirtin e Krishtlindjeve.

Klaus

Babagjyshi rikthehet në punën e tij të vjetër si një “ndërtues lodrash” me qëllim për të kthyer lumturinë në një qytetin më të trishtë në botë.

The Knight Before Christmas

Një mësuese e gjen vetën përballë një princi që pretendonte se udhëtonte në kohë. Mes tyre lind dashuria dhe ëndrra e mësueses për të gjetur “princin e kaltër” ndoshta do të bëhet realitet.

The Princess Switch

Janë tre filma seri që sjellin në ekran aventurat e dy vajzave identike, njëra pastiçere dhe tjetra princeshë. Në serinë e fundit shfaqet një vajzë e tretë identike me to, por kriminele. Ç’do të ndodhë tani?

How the Grinch Stole the Christmas?

Filmi më klasik i Krishtlindjeve, i pazëvendësueshëm. Një krijesë vetmitare, që e urren atmosferën e Krishtlindjeve, përpiqet t’u prishë festën qytetit të Whoville duke u vjedhur dhuratat.

Elf

Një elf që nuk ishte elf, krijesa mitologjike e fuqive të mbinatyrshme… Ai shkon në New York për të gjetur familjen e tij, por përballet me një botë shumë të ashpër për brishtësinë që ka.

Bad Santa

Nëse të gjithë fëmijët ëndërrojnë për një Babagjysh perfekt, atje jashtë ekzistojnë disa që nuk janë dhe aq të mirë sa duken apo aq sa thuhet nëpër legjenda. Si do të zhvillohet historia e një Babagjyshi kriminel? Mos e humbisni këtë film të kthyer gjithashtu në klasik.