Al Capone

Më shumë i njohur si “Njeriu me shenjë”, Al Capone ishte një gangster amerikan që ia dedikoi jetën e tij kontrabandës së pijeve dhe prostitucionit. Në një moshë fare të re, ai u bë anëtar i një bande në Nju Jork dhe merrej me aktivitete të ndryshme ilegale. I njohur për inteligjencën e tij të jashtëzakonshme, për dëshirën për të qenë i famshëm, ai njihej gjithashtu edhe si një person jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe ekstremisht i dhunshëm. Orkestrimi i masakrës së Shën Valentinit në vitin 1929, në të cilin u vranë qindra mafiozë rivalë, e vërteton këtë tipar të tijin. Disa vite përpara se të vdiste, ai kryesoi një organizatë të madhe krimi dhe u burgos nën akuzën e evazionit të taksave.

Bugsy Siegel

Bugsy Siegel ishte i njohur si vrasës me pagesë dhe shpikës bombash artizanale për mafian edhe pse më vonë ai vazhdoi duke krijuar bandën e tij. Pasi ai shkoi ne Kaliforni filloi të pëlqente jetën pranë të famshmëve të Hollivudit dhe fitoi famë, falë pamjes dhe sharmit të tij. Përfundimisht, ai filloi të hap kazino në Las Vegas, Nevada me ndihmën e të dashurës së tij Virginia Hill. Të inatosur nga aktivitetet e Siegel-it, Lansky dhe shefat e tjerë të Bregut Lindor vendosën çmim për kokën e tij. Në 1947, Siegel u vra 41 vjeç, kur u godit nga një breshëri plumbash në shtëpinë e të dashurës së tij në Beverly Hills.

Lucky Luciano

Një kriminel amerikan, Lucky Luciano njihet si babai i krimit të organizuar modern në SHBA, dhe ishte përgjegjës për ndarjen e vendit në 5 familje të mëdha mafioze. Ai njihet edhe themelues i Komisionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ishte kreu i familjes mafioze Genovese. Amerikanët e njohin sot si themeluesi i Sindikatës së Krimit Kombëtar në SHBA. Ai u arrestua dhe u dënua me 30-50 vjet burgim, por më pas u ekstradua në Itali në vitin 1936. Ai ishte aq i fuqishëm sa që gjatë Luftës së Dytë Botërore, inteligjenca e ushtrisë amerikane, kërkoi ndihmën e tij kur hyri ushtria amerikane donte të hynte në Itali. Ai vdiq nga një infarkt në vitin 1962.

John Gotti

Ai është konsideruar gjerësisht si krimineli i fundit i stilit hollivudian, një njeri që shkonte në sallën e gjyqit dhe dilte i pafajshëm. “Zoti i modës” ishte bosi kriminal i familjes Gambino në mes të viteve ’80, dhe shpejt u bë i njohur si “Zoti Rezistenca” për shkak të aftësisë së tij për t’iu shmangur burgut. Akuzat, thuhej nga njerëzit e thjeshtë, nuk zgjidhnin gjë në rastin e tij. Kjo ishte deri në momentin që FBI–ja zbuloi një skemë kriminale të organizuar nga Goti, duke bërë që ai të arrestohej dhe të akuzohej për krime të ndryshme, duke përfshirë kontrabandë dhe vrasje. Eventualisht ai u dënua me burgim të përjetshëm në 1992 dhe qëndroi në burg deri në ditën e vdekjes së tij, të shkaktuar nga kanceri një dekadë më vonë.

Vito Genovese

Gangsteri që e arriti kulmin e popullaritetit të tij gjatë Luftës Castellammarese në vitin 1930, Vito Genovese ishte një kriminel italo-amerikan që kryesoi familjen mafioze Genovese. Ai ishte mentor i pasardhësit të tij në udhëheqjen e familjes, Vincent Gigante. Në vitin 1931 gjatë luftës, ai bëri një komplot për vrasjen e Salvatore Maranzano-s me ndihmën e Luciano-s. Ai u zhvendos në Itali dhe udhëhiqte tregun e zi të një perandorie kumari.

Frank Castello

I njohur si “Kryeministri”, Frank Costello ishte bos i krimit dhe një kriminel italian që njihej për popullaritetin e tij si një ndër liderët e grupeve kriminale më të rrezikshëm në SHBA, veçanërisht në Nju Jork. Ai gjithashtu kryesoi Bandën e Zonës Lindore në Manhatan ndërsa punonte për disa grupe të tjera të njohura. Costello, bashkë me Lucianon, u bënë pjesë e Familjes së madhe Mafioze Siçiliane dhe u përfshinë në operacionet e prodhimit të rumit.

Jack Diamond

Gangsteri amerikano-irlandez Jack Diamond, më shumë i njohur me nofkën “Xhentëllmeni Xhek”, ishte një kontrabandist operacionet e të cilit ishin të fokusuar kryesisht në Filadelfia. Ai ishte mik i ngushtë i një gangsteri tjetër famëkeq dhe lojtarit të pokerit, Arnold Rothstein. Ndërsa ai mbikëqyrte shitjet e alkoolit në Manhatan, Diamond pati një konflikt me Dutch Schultz dhe bandat e tjera të qytetit. Ai u përfshi në një seri rrëmbimesh në Manhatan. Diamond vdiq pasi u qëllua nga armiqtë e tij në dalje të Nju Jorkut.

Pablo Escobar

Lordi kolumbian i drogës, Pablo Escobar kontrolloi disa perandori droge dhe vrau mijëra njerëz në të gjithë botën. Ai udhëhoqi një nga organizatat kriminale më të fuqishme dhe më të frikshme në histori. Pablo zotëronte pushtet në disa rezidenca, linja ajrore dhe banda ushtarësh dhe kriminelësh. Ai punësoi disa vrarës për të vrarë oficerët e policisë që viheshin në ndjekje të tij dhe i paguante ata me miliona. Norma e krimit në Kolumbi u rrit ndjeshëm gjatë kohës së tij. Gjashtëmbëdhjetë muaj pas arratisjes së tij nga burgu i famshëm “La Catedral”, Pablo Escobar vdiq në një shkëmbim zjarri me forcat e anti drogës Amerikane, më 2 dhjetor 1993.

Griselda Blanco

E njohur si “Kumbara e Kokainës”, Griselda Blanco është një pioniere e tregtisë më të madhe të drogës në Majemi. Ajo e harxhoi fëmijërinë dhe adoleshencën e saj si një hajdute xhepash dhe prostitutë. Kur u rrit, ajo u padit nën akuzën e konspiracionit të drogës dhe u dënua me 10 vjet. Brenda burgut të Majemit, ajo vazhdoi të drejtonte biznesin e saj të kokainës me ndihmën e anëtarëve sekret.

Salvatore Rina

Mafiozi siçilian Salvatore Rina u arrestua në janar të 1993 për krimet e kryera për më shumë se 20 vjet, si bos i mafias siçiliane. Ai kërkohej për vrasjen e më shumë se 100 personave, të kryera gjatë kohës që ngjiste shkallët e karrierës kriminale. I njohur si “Toto”, thuhet se ai e nisi karrierën si vrasës me pagesë. Ai u arratis në 1969 pasi u akuzua për vrasje të trefishtë. Por kjo nuk e ndaloi atë që të vazhdonte aktivitetin kriminal dhe luftërat mafioze në Siçili në 1980, ku humbën jetën mijëra njerëz dhe arriti të vendosej në krye të organizatës. Rina u dënua me burgim të përjetshëm; dënimi më i rëndë i dhënë në Itali. Cilësohet si mafiozi më i madh i historisë së Cosa Nostra-s italiane.