Disa ndryshime në stilin e jetës mund të ulin risqet e prekjes nga sëmundjet e zemrës. Ekspertët amerikanë japin 10 këshilla me rëndësi, se çfarë duhet të shmangni për të ruajtur shëndetin e zemrës.

1-Kontrolloni presionin e gjakut, rregullisht. Mos konsumoni ushqime me yndyrna dhe qëndroni aktivë.

2-Mësoni për nivelin e kolesterolit. Ekspertët këshillojnë të kontrolloni nivelin e kolesterolit çdo 5 vite.

3-Shmangni ushqimet si mishi i kuq, gjalpi dhe djathi sepse kanë sasi të lartë të yndyrës që dëmton zemrën.

4- Bëni ushtrime fizike. Këshillohen 50 minuta ushtrime të moderuara në javë. Ose 75 minuta në mënyrë pak më intensive, dy herë në jave. Mund të bëni një ecje, të kërceni apo të notoni.

5-Shmangni pijet me përmbajtje sheqeri. Zëvendësojeni me pije që kanë ëmbëlsues natyral ose ujë.

6-Hiqni dorë nga sheqeri. Është armiku kryesor për sëmundjet e zemrës dhe diabetin. Të rriturit mund të konsumojnë jo më shumë se 150 kalori në ditë, ose 36 gramë në ditë.

7-Mos konsumoni alkool. Dihet që pijet alkoolike dëmtojnë mëlçinë, por gjithashtu rrit rrezikun e një sulmi në zemër, për shkak të rritjes së presionit të gjakut.

8-Mos neglizhoni kontrollet e zemrës, përmes një ECG-je, apo me metoda të tjera më të sofistikuara. Flisni me mjekun dhe tregojini nëse keni patur apo keni të afërm me probleme të shëndetit të zemrës apo sëmundje që lidhen me zemrën.

9-Shmangni pijet me gaz. Shkaktojnë probleme në metabolizëm, por për shkak se trupi has në probleme të prodhimit të insulinës, mund të ekspozoheni ndaj diabetit të tipit dy. Kjo çon në rrezik të shtuar të sulmit në zemër.

10-Mos flini më shumë se 8 orë gjumë. Më shumë se 8 orë gjumë ju ekspozon ndaj sëmundjeve kardivaskulare. Rreziku me 9 orë gjumë është i moderuar, por me 11 orë gjumë në ditë e rrit rrezikun me 44%.