Bota është një vend i madh dhe i mrekullueshëm plot me fakte që nuk i kishim menduar kurrë të mundshme. Për shembull, nëse një mi shtatzënë ka një problem mjekësor të papritur, fetusi do të dërgojë qeliza staminale për të shëruar nënën, duke rritur gjithashtu shanset e tij për të mbijetuar. Qelizat burimore fetale janë gjetur edhe tek nënat njerëzore, të quajtura nga shkenca si mikrokimerizëm.

Këto janë 10 fakte të tjera interesante që duhet të na i kishin mësuar në shkollë:

1. Zemra i ngadalëson rrahjet kur fytyra jonë prek ujin

Si gjitarë, ne nuk mund të marrim frymë nën ujë, kështu që si pjesë e refleksit të zhytjes së gjitarëve, rrahjet tona të zemrës bien në ujë dhe bien më shumë nëse shkojmë nën ujë. Edhe spërkatja e fytyrës me ujë e bën zemrën të ngadalësohet dhe këtë mund ta përdorim edhe si një mënyrë për tu qetësuar.

2. Kërpudhat mund të shpërbëjnë plastikën për pak javë

Thuhet se në të ardhmen, në oqean mund të ketë më shumë plastikë sesa peshq. Kjo është arsyeja pse kërpudhat që shpërbëjnë plastikën janë një ngushëllim për ne dhe janë zbuluar tashmë rreth 50 lloje të reja të kërpudhave të tilla. Rekordin e mban një nga kërpudhat e zbuluara, e cila mund të tresë plastikën për 2 muaj.

3. Foshnjat e porsalindura mund të mbajnë peshën e tyre

Bebet e porsalindura janë mjaftueshëm të fortë të kapin gjërat në grushtat e tyre të vegjël dhe madje të mbajnë peshën e tyre, siç tregohet nga një eksperiment i bërë në shekullin e XIX. Louis Robinson ishte dëshmitar i foshnjave që mund të vareshin nga një shkop ecjeje, nga 10 sekonda deri në 2 minuta e 35 sekonda.

4. Gjurmët e gishtërinjve të koalës janë ngatërruar me ato të njerëzve

Na është thënë se gjurmët tona të gishtërinjve janë unike dhe në të vërtetë ato janë. Por fakti mbetet se edhe pse ne ndajmë një paraardhës të përbashkët me koalën që ishte gjallë 100 milionë vjet më parë, gjurmët e gishtërinjve të koalës duken shumë të ngjashme me gjurmët e gishtërinjve të njeriut, ashtu si dhe gjurmët e gishtërinjve të shimpanzeve.

5. Kërmijtë mund të flenë deri në 3 vjet

Nëse mendonit se arinjtë e kanë të gjatë gjumin letargjik, nj ihuni me kërmillin. Ndërkohë që arinjtë zakonisht bien në letargji për vetëm 4-8 muaj, kërmijtë mund të flenë në një vend dhe të dimërojnë për 3 vjet pa pasur nevojë për ushqim. Sigurisht, kjo është vetëm për disa lloje kërmijsh.

6. Përtacëve u duhen 2 javë për të tretur ushqimin

Përtacët (kafshët e quajtur sloths) nuk kanë vetëm lëvizje të ngadalta pasi edhe brendësia e tyre lëviz ngadalë, gjoja për të ruajtur energjinë. Kjo është arsyeja pse sistemit tretës të një përtaci i duhen 2 javë për të përpunuar ushqimin që ka ngrënë. Por, këtu ka dhe një dredhi pasi kjo tretje e ngadaltë bëhet për të mbijetuar më gjatë pa ushqim.

7. Truri “injoron” hundën

Ne mund ta shohim hundën tonë gjatë gjithë kohës, thjesht truri tenton ta injorojë atë sepse është një stimul i vazhdueshëm vizual. Është e njëjta gjë me njerëzit që mbajnë syze. Pas një kohe, ata thjesht nuk i vënë re që në përditshmëri ata kanë syze.

8. Parakrahu juaj është aq i gjatë sa këmba

Nëse nuk keni kohë për të provuar një këpucë, mateni atë dhe mateni me parakrahun tuaj. Nëse përshtatet ose është pak më e vogël, do t’i rrijë mirë këmbës tuaj, sepse gjatësia e parakrahut tuaj është e njëjtë me këmbën tuaj. Dhe ky është vetëm një nga shumë raportet e trupit të njeriut që janë një mrekulli, duke përfshirë faktin që kocka juaj e femurit (kofsha) është sa një e katërta e gjatësisë suaj.

9. Ju mund të shihni qelizat e bardha të gjakut

Nëse shikoni lart në një qiell blu pa re, të ndritshëm dhe shihni disa gjëra si krimba të bardhë, sapo keni përjetuar fenomenin entoptik të fushës blu. Këto janë qelizat e bardha që lëvizin në enët e imta të gjakut që shtrihen përpara retinës, në pjesën e pasme të syrit.

10. Qeniet njerëzore kanë lëkurë me vija, por vetëm macet mund ta shohin atë

Qeniet njerëzore kanë vija dhe modele në lëkurë, dhe ato quhen Linjat e Blaschko-s, të emërtuar me të njëjtin emër nga shkencëtari që i zbuloi, Dr. Alfred Blaschko. Këto linja janë të përafërta me shiritat e tigrit dhe janë të dukshme nën dritën ultraviolet, një spektër që macet mund ta shohin gjithashtu, kjo është arsyeja pse macet na shohin si një qenie me vija.