Stina e dimrit na bën të ndihemi pak më të lodhur, sidomos kur jashtë bie shi dhe temperaturat janë tepër të ulëta.

Të paktë janë ata që nuk e ndalin ritmin e ushtrimeve në natyrë, duke sfiduar të ftohtin.

Por një studim i ri ka zbuluar se vrapimi në natyrë edhe kur është ftohtë sjell përfitime të mëdha shëndetësore.

Sipas studimit, 10 minuta vrap çdo ditë në të ftohtë na bën të ndihemi më të motivuar, por edhe përmirëson shëndetin e trurit.

Të gjithë e dimë se ushtrimet ndihmojnë shëndetin tonë mendor në disa mënyra.

Por për krahasim, vrapimi sjell më shumë përfitime duke ruajtur mirëqenien tonë. Studiuesit sugjerojnë të vrapojmë 10 minuta në ditë më 50 % të fuqisë tonë, ose një vrapim pak më shumë se i moderuar.