Telefoni është kthyer në një mjet të domosdoshëm dhe nuk ka gjë më të mërzitshme se kur bateria e tij përfundon në momentin që na nevojitet më shumë.

Sidomos gjatë stinës së verës telefoni bëhet edhe më i domosdoshëm, duke realizuar fotografi gjatë pushimeve, video si edhe duke komunikuar me miqtë në rrjetet sociale.

Që bateria e telefonit tuaj të zgjas, duhet të kini parasysh:

-Nuk duhet ta karikoni telefonin natën por ditën.

-Fikni aplikacionet e panevojshme.

-Ulni ndriçimin e ekranit.

-Mos e lini telefonin me dridhje

-Vendosni me kohë mbylljen automatike të telefonit kur nuk e përdorni

-Fikni Bluetooth

-Fikni GPS apo shërbime të tjera për vendndodhjen

-Mos pranoni njoftime për çdo gjë, pasi ato konsumojnë baterinë e telefonit tuaj

-Zgjidhni të merrni email-e çdo 30 minuta ose ta kontrolloni automatikisht postën tuaj elektronike

-Mbajeni telefonin në vende të freskëta

-Përdorni një bateri karikuese ose investoni në telefona me bateri që zgjasin më shumë