Joaquin “El Chapo” Guzman ka qënë pjesë e imagjinatës popullore në Meksikë dhe në të gjithë botën për dekada. Lideri i plotfuqishëm i kartelit të Sinaola, u bë i famshëm për arratisjet e tij të jashtëzakonshme nga burgu dhe rrjetin e tuneleve që ndërtoi për të kontrabanduar drogë në Shtetet e Bashkuara.

Serialin mund ta shikoni me titra në shqip në ekranin e Top Channel, kanali nr.2 në TiBO IPTV. Të premten, të shtunën dhe të dielën në orën 21:00.

El Chapo aktualisht po kalon një gjyq shumë të përfolur në Brooklyn, pasi mbi të rëndon akuzua nga Shtetet e Bashkuara. Personazhi i tij kishte një rol shumë të rëndësishëm edhe në serialin Narcos: Mexico, i cili sapo u transmetua në kanalin e Top Channel.

Më poshtë janë disa fakte për këtë figurë të pakapshme.

1. Së pari, El Chapo do të thotë “Shkurtabiqi”

A keni menduar se nga vjen ky psedounim i famshëm? Joaquin Guzman është vetëm 1 metër e 68 centimetra i gjatë. Por edhe pse i shkurtër ai ka një figurë komanduese, pak a shumë si Napoleoni por versioni kriminal.

2. Robin Hood “ ekzistonte” në Sinaloa

El Chapo gjithmonë e ka shprehur origjinën e tij me krenari dhe përçmimin ndaj korrupsionit qeveritar. Ai ka ndërtuar rrugë dhe shkolla për shtetin e tij të lindjes, Sinaloa dhe për këtë arsye disa e konsiderojnë atë si një hero për klasën punëtore.

3. Shitës i marijuanës që në moshë të vogël

Ai jetonte në një lagje të varfër dhe rreth moshës 15 vjeçare po mbështeste familjen e tij duke shitur portokalle, djathë dhe ca njerëz supozojnë edhe drogë. Shumë herët ai filloj të kuptonte mekanizmin e tregtisë së paligjshme të lëndëve narkotike. Një trafikant  i vetëmësuar prej nevojës por dhe prej përvojës,  u bë një nga personat më të pasur në planet.

4. El Chapo bëhet “pinjata” për këdo

Po, ju e lexuat saktë! El Chapo është bërë një figurë mitike në shtetin e tij të lindjes dhe  në manifestimin e kulturës popullore pasi pinjatat shpesh përshkruajnë figurat politike. Pas arratisjes së tij të dytë nga një burg me siguri maksimale, shumë krijues pinjatash fituan shumë para duke përdorur figurën e tij. Kur ai më në fund u kap, pinjatat u rimodeluan.

5. Ai kishte një të dashur ndërsa ishte në burg

Kur fillimisht ndodhej në burg, para se të arratisej në 2001, El Chapo kishte një të dashur. Ajo quhej Zulema dhe ishte një oficere policie. Ajo u vra pas lirimit nga burgu, me shumë mundësi prej lidhjes me mbretin e madh.

6. Maskat e El Chapos janë normale për Halloween dhe për Ditën e të Vdekurve

Si disa fëmijë të frikësuar që veshin maskat e Trumpit për Halloween, Meksikanët veshin maskat e politikanëve të urryer dhe personazhe të tjerë. Maskat e El Chapos janë një tipar i zakonshëm në festat e Halloween-it dhe evente të tjera.

7. Njëherë e mbushi rrugën që të çonte në shtëpinë e tij me trupa njerëzorë

Sipas dokumentarit në TV, “Drug Lords: El Chapo, El Chapo pëlqente të bënte një deklaratë kur dikush vizitonte pronën e tij. Ai njëherë e mbushi me kufoma rrugën e tij vetëm për të treguar se kush ishtë shefi.

8. Gruaja e tij aktuale është një personazh i famshëm në Instagram

Emma Coronel është një personazh i famshëm në Instagram dhe mbretëreshë e bukurisë së dikurshme. Ajo shpesh poston fotografi nga jeta e saj e përditshme, mesazhet me burrin e saj të burgosur dhe madje edhe foto të festave të vajzave së saj binjake.

9. Ai e zgjeroi kartelin e tij globalisht

Karteli Sinaloa është përshkruar si organizata më e madhe dhe më kriminale në planet. Një pjesë e suksesit të El Chapos është për shkak të hyrjes direkte në tregjet e largëta, si Australia pa paguar ndërmjetës.

10. Armët e tij janë të bëra nga ari dhe me gura diamantësh

Armët që bëhen me porosi nga argjendarë të aftë janë diçka e zakonshme në kulturën narkotike. El Chapo thuhet se ka porositur një armë për të shënuar emrin e tij në listën e Forbes tek njerëzit më të pasur në planet.

11. Ai është martuar 3 herë dhe ka 9 fëmijë

Ai ka një zemër të madhe, të paktën kështu duket nga jeta e tij e trazuar dashurore. Ai ka 9 fëmijë. Ai u martua për herë të parë në 1977 me Alejandrina María Salazar Hernández, dhe pati César, Iván Archivaldo dhe Jesús Alfredo. Me gruan e tij të dytë ai pati Joaquin, Edgar, Ovidio dhe Griselda Guadalupe. Me gruan e tij aktuale, Emma Coronel, ai ka binjaket María Joaquina dhe Emali Guadalupe.

12. Ai përdori emra të shumtë të rremë për t’i shpëtuar autoriteteve

Ai u bë mjaft krijues. Joel Sánchez, Jorge Ramos Pérez ose Sánchez, Raúl Guzmán Ruiz dhe Francisco Villaseñor ishin vetëm disa prej tyre.

13. Arratisjet spektakolare nga burgu

El Chapo u arratis dy herë nga burgu më i fortifikuar i Meksikës. Njëra arratisje u ndihmua nga e dashura e tij gardiane e burgut, ku e ndihmoi të futej në një tunel sekret dhe dolën të dy bashkë. Tani ai ndodhet i dënuar me jetë në burgun e USA ADX, nga mendohet që sdo ketë mundësi të dalë më kurrë.

14. Ai është një njeri fetar

Sipas një peshkopi, El Chapo është besimtar. Ai e rrëfen dashurinë e tij ndaj Virgjëreshës Guadalupe, si shumica e Katolikëve në Meksikë dhe ndaj Malverdes, një shenjt mbrojtës jozyrtar i trafikantëve të drogës. Ai gjithashtu ka ndërtuar kisha të shumta në shtetin e tij.

15. Ai e mbushi kufirin SHBA / Meksikë me tunele nëntokësore

Përveçse shpëtoi nga burgu përmes një tuneli kompleks, El Chapo punësoi inxhinierë ekspertë për të lëvizur produktin e tij përtej kufirit përmes një rrjeti tunelesh. Në këtë mënyrë ai u shpëtoi autoriteteve me vite.