Shumë personazhe të famshëm kanë pranuar se kanë kryer procedura kozmetike për të ruajtur rininë, ose kanë hyrë nën thikë për të ndryshuar pasiguritë. Ndërsa disa janë të kënaqur me rezultatet, ka edhe disa që janë penduar për procedurat e tyre.

Cameron Diaz

Në një intervistë të vitit 2014 për ET, Cameron Diaz zbuloi se kishte provuar Botox në të kaluarën, por nuk i pëlqyen rezultatet e procedurës, sepse nuk e njihte fytyrën e saj të re. Që atëherë, Cameron ka qenë avokate e plakjes natyrale. Ajo gjithashtu i pëlqjnë linjat e saj të buzëqeshjes, sepse prania e tyre do të thotë se ajo ka buzëqeshur gjithë jetën.

Gwyneth Paltrow

Gwyneth Paltrow ka provuar Botox më parë. Ajo nuk është kundër të gjitha procedurave estetike dhe mund të provojë më shumë në të ardhmen, por nuk dëshiron të bëjë më Botox. Me fjalët e vetë Gwyneth-it, pas Botox-it, i dukej vetja “e çmendur”.

Kylie Jenner

Duke u rritur, Kylie Jenner ishte e pasigurt për buzët e saj të holla dhe iu drejtua injeksioneve dhe mbushësve për t’i bërë ato më të plota. E ndërsa nuk do të dëshironte t’i kthehej buzëve krejtësisht natyrale, ajo tha se në një moment ka shkuar shumë larg. Ishte një përvojë e dhimbshme që ajo nuk do të donte ta përsëriste në të ardhmen.

Jennifer Grey

Jennifer Grey bëri një ndërhyrje në hundë në vitin 1989, disa vite pasi luajti në filmin Dirty Dancing. Por me kalimin e viteve, ajo filloi të pendohej për ndryshimin e formës së hundës dhe fajëson operacionin për ndikim negativ në karrierën e saj.

Jessica Simpson

Jessica Simpson provoi injeksione në buzë, por tha në një intervistë të vitit 2006 për Magazine Glamour se ajo u lehtësua kur efektet u larguan. Asaj nuk i pëlqente se si dukeshin buzët e saj dhe nuk donte ta përsëriste procedurën në të ardhmen.

Tori Spelling

Tori Spelling vendosi implante gjoksi në fillim të të 20-ave. Më vonë, implantet ndikuan negativisht në aftësinë e saj për të ushqyer fëmijët e saj me gji, dhe kjo është arsyeja pse ajo është penduar për operacionin.

Jamie Lee Curtis

Jamie Lee Curtis, si shumë aktore të tjera, ka eksperimentuar me procedura kozmetike në të kaluarën. Por ajo pranoi se asnjëri prej tyre nuk funksionoi siç kishte shpresuar. Kjo është arsyeja pse ka qënë që atë herë pro plakjes së këndshme.

Melanie Griffith

Melanie Griffith tha se ajo nuk e kuptoi se e kishte tepruar me operacionet e saj plastike derisa njerëzit filluan ta vënë në dukje. E lënduar nga komentet e të tjerëve, Melanie filloi të shkonte te një mjek tjetër, i cili i ndihmoi t’i kthente pas disa nga procedurat e saj.

Mickey Rourke

Mickey Rourke është një tjetër person në listën e të famshmëve që janë penduar për operacionet plastike. Ai mendon se shkoi te “mjeku i gabuar” për procedurat e tij dhe nuk i pëlqen rezultatet përfundimtare.

Linda Evangelista

Linda Evangelista i vjen keq për fytyrën e fryrë që mori si pasojë e një procedure estetike. Ajo tha se nuk ndihet më si e vjetra.

Chrissy Teigen

Chrissy Teigen i hoqi implantet e gjoksit në vitin 2020 pasi kishte vështirësi në ushqyerjen me gji. Ajo tha se arsyeja kryesore pse vendosi implante në radhë të parë ishte për shkak të karrierës së saj të modelimit.

Priscilla Presley

Priscilla Presley kishte një procedurë të dështuar në fytyrën e saj për të cilën në fund u pendua. Injeksionet rezultuan të dëmshme dhe të pasigurta, për të cilat aktorja foli më vonë.

Ashley Tisdale

Ashley Tisdale gjithashtu përfundimisht vendosi të hiqte implantet e gjoksit të saj. Ajo e ndryshoi procedurën në vitin 2020 për shkak të disa efekteve anësore të padëshiruara.

Cher

Cher tha se zmadhimi i gjoksit e bëri atë të dukej më keq se më parë. Procedura duket se nuk dha atë që këngëtarja e njohur kishte shpresuar.

Nicole Kidman

Nicole Kidman u përpoq të bënte Botox, por, sipas saj, procedura i shkaktoi paralizë faciale. Nicole tha se nuk donte të provonte asgjë tjetër në të ardhmen, sepse ishte e lumtur që mund të “lëvizte përsëri fytyrën”.