Çfarë ndodh kur një operacion i CIA-s ngelet në dorën e një oficereje bipolare? Carrie Mathison (Claire Danes) vuan nga bipolariteti ose siç njihet ndryshe depresioni maniak, një çrregullim humori i karakterizuar nga periudha depresioni dhe lumturie të pakontrollueshme.

Ajo ekzekuton një operacion të paautorizuar në Irak ku gjen gjallë një peng të terroristit Abu Nazir. Pengu ishte Nicholas Brody (Damian Lewis), një ushtar amerikan që dyshohej se kishte vdekur që në vitin 2003, i cili kthehet në atdhe dhe shpallet hero lufte. Carrie nuk i beson atij dhe dyshon se Nicholas po bashkëpunonte me Al-Qaeda për të kryer sulme terroriste në SHBA.

Historia e serialit sillet rreth punës së saj të fshehur për të zbuluar të vërtetën dhe luftës me sëmundjen që i çekuilibronte jetën.

Homeland fitoi Golden Globe Award si seriali më i mirë televiziv dy herë rradhazi, në 2011 dhe 2012 me rreth 3 milionë shikime për episod. Claire Danes ka fituar dy herë çmimin Primetime Emmy si aktorja kryesore, ndërsa Damian Lewis një herë si aktori kresor.

Serialin mund ta ndiqni nga sot në në kanalin T-Serial në orën 20:00.