Shqipëria është një tokë e mbushur plot surpriza dhe e aftë për të mahnitur edhe turistin më skeptik. E gjendur mes maleve dhe detit, Shqipëria është një vend ku mund të ngelesh pa mend nga kultura dhe nga panoramat e saj natyrore.

Peisazhe shumëngjyrëshe, liqene, male të larta, lumenj, lugina, dete. Kjo është panorama që ofron Shqipëria për çdo turist të huaj që dëshiron të eksplorojë një vend të panjohur më parë. Bukuritë e rralla natyrore vijnë të gërshetuara me trashëgiminë kulturore dhe atë historike të trashëguar nga paraardhësit tanë. Të gjitha këto shoqërohen nga tradita mikpritëse e shqiptarëve, një vlerë kjo e njohur brez pas brezi.Nëse jeni gati, por edhe nëse keni ende dyshime, turistë të huaj por edhe vendas ju paraqesim 20 vendet turistike që do t’iu impresionojnë:

Riviera Shqiptare

Riviera Shqiptare është një nga atraksionet më popullore në vend. Arsyeja se pse ajo është vërtetë e mahnitshme janë plazhet e gjata me rërë dhe guralecë, të mbuluara nga uji i kaltër, fshatra të bukura bregdetare me kisha të vogla ortodokse, rrugë me kalldrëm dhe lule kudo. Vendet më të mira për t’u vizituar janë plazhi i Dhërmi-ut, Drimadhës, Vuno, Qeparo, dhe qyteti bregdetar i Himarës.

BunkArt në Tiranë

Tirana është një nga kryeqytetet më të gjalla të Gadishullit Ballkanik, me shumë muze dhe galeri arti që meritojnë të vizitohen. Kur të jeni në Tiranë, mos humbisni BunkArt, një bunker i mrekullueshëm i ndërtuar në periferi të qytetit në vitet 70 nga ish-diktatori Enver Hoxha. Është vendi i përsosur për të vizituar nëse doni të mësoni më shumë për historinë komuniste të Shqipërisë.

Gjirokastra, qyteti i mbrojtur nga UNESCO

Një nga destinacionet më mahnitëse në Shqipëri dhe Ballkan është Gjirokastra. Ky qytet ndodhet në jug të vendit dhe për arkitekturën unike osmane, është përfshirë në vendet e trashëgimisë nga UNESCO. Gjirokastra është shtëpia e një prej kështjellave më të bukura në vend, e cila ofron pamje spektakolare mbi qytetin.

Berat, qyteti i një mijë dritareve

E vendosur në mes të Shqipërisë, Berati është një nga qytetet më të vjetra në vend. Është i njohur edhe si Qyteti i një mijë dritareve për shkak të disa dritareve në fasadat e ndërtesave. Berati është pjesë e vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 2008, jo vetëm për bukurinë e saj, por edhe sepse qyteti është një shembull unik i tolerancës fetare.

Qyteti i vjetër i Krujës

E vendosur 40 minuta me autobus nga kryeqyteti i Tiranës, Kruja është shtëpia e Muzeut Kombëtar Etnografik, që ndodhet brenda një kështjelle, një nga atraksionet turistike më të njohura të Shqipërisë, që ofron pamje mahnitëse mbi Detin Adriatik. Nga kalaja, heroi shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu mbrojti vendin nga pushtimi osman për pothuajse tre dekada. Mos humbisni një shëtitje nëpër pazarin e vjetër dhe blini një suvenir lokal.

Kalaja e Porto Palermos

Pranë qytetit bregdetar të Himarës gjendet Kalaja e Porto Palermo, një nga kështjellat më të bukura në vend, i njohur nga vendasit si Kalaja e Ali Pashë Tepelenës. Thuhet se Ali Pashë Tepelena, ndërtoi kështjellën për të nderuar gruan e tij. Kalaja ofron pamje verbuese mbi detin Jon dhe malet përreth.

Gjallëria e Sarandës

Saranda është një nga vendet më të njohura turistike në Shqipëri, kryesisht për plazhet e saj të mrekullueshme dhe natën e gjallë. Ajo është e vendosur në mes të ishullit grek të Korfuzit, i arritshëm me një udhëtim me varkë prej 40 minutash dhe Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Butrint, parkut më të rëndësishëm arkeologjik të Shqipërisë.

Bukuria e Thethit

Në veri të vendit, e fshehur në mesin e Alpeve Shqiptare, gjendet Thethi, një nga zonat më të bukura natyrore të Shqipërisë. Thethi është vendi i përsosur për ata që duan të udhëtojnë dhe pëlqejnë natyrën, pasi ajo është e rrethuar nga një peisazh malor dhe ofron shumë aktivitete.

View this post on Instagram

Theth, Shkodër – Albania 🇦🇱 ©️ @bleroncaka_photography

A post shared by SHQIPERIA IME (@shqiperiaime.al) on

Gadishulli i paprekur i Karaburunit në Vlorë

Qyteti më i madh në bregdetin jugor të Shqipërisë është Vlora, një qytet me vende të rëndësishme historike, si Kalaja e Kaninës, ishulli Zvernec dhe Orikumi, por më së shumti është i njohur si qyteti ku Shqipëria shpalli pavarësinë e saj mbi 100 vjet më parë. Nga porti i Vlorës, çdo ditë me barkat lokale është e mundur të arrihet gadishulli i mrekullueshëm i Karaburunit (dhe ishulli i Sazanit afër), një zonë e paprekur me plazhe mahnitëse.

Qafa e Llogarasë

Një nga peizazhet më panoramike natyrore të Shqipërisë është Qafa e Llogarasë, një kalim malor që ndodhet midis Vlorës dhe Palasës, plazhit të parë të Rivierës Shqiptare. Rruga është shumë e rrezikshme por sigurohuni të merrni kamerën tuaj me vete që të bëni fotografi të mahnitshme.

Korça, qyteti i serenatave

Korça është një nga qendrat kryesore kulturore të Shqipërisë, që ndodhet në juglindje, pranë kufirit me Maqedoninë. Qyteti është i njohur për birrën me emrin Korça, pazarin i vjetër i rinovuar kohët e fundit, kisha më e madhe ortodokse në vend, vilat e vjetra dhe Muzeu i Arsimit, e vendosur në ish ndërtesën ku u hap shkolla e parë shqipe në 1887. Korça gjithashtu njihet për serenatat, që janë ndër më të famshmet e Ballkanit.

Syri i Kaltër

I vendosur mes qyteteve të Sarandës dhe Gjirokastrës është Syri i Kaltër, një nga vendet më spektakolare natyrore në Shqipëri. Një burim natyror, më shumë se 50 metra i thellë, ku vendasit notojnë në ditët e nxehta të verës.

Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës

E fshehur mes Alpeve Shqiptare, Valbona është një park kombëtar me pamje mahnitëse, peizazhe alpine, akullnaja, shkëmbinj, pyje, ujëvara, rezerva natyrore, që përbëjnë një ekosistem unik të paprekur dhe të pacenuar.

Parku Arkeologjik i Butrintit

Butrinti është parku arkeologjik më i madh dhe më i famshëm në Shqipëri dhe një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Në pjesën e sipërme të qytetit ka edhe një muze me artefakte të gjetura në zonën e lashtë.

Liqeni i Pogradecit

Një nga destinacionet më të preferuara në vend për vendasit është Pogradeci, një qytet i vogël që ndodhet në brigjet e liqenit të Ohrit, një nga liqenet më të vjetra dhe më të thella në Evropë, që ndodhet midis Shqipërisë dhe Maqedonisë. Pogradeci është një nga destinacionet më të njohura të verës në Shqipëri për shkak të plazheve të saj dhe natës së gjallë.

Dardha, destinacioni kryesor i skive në Shqipëri

Dardha është një fshat i vogël pranë Korçës, i njohur si një nga zonat më të famshme të skive në Shqipëri. Për shkak të kësaj, Dardha është bërë destinacioni më i rëndësishëm dimëror i vendit, kryesisht i frekuentuar nga skiatorë dhe udhëtarë.

Liqeni mahnitës i Komanit

Liqeni i Komanit u ofron vizitorëve një nga peizazhet më të mahnitshme të Gadishullit Ballkanik. Udhëtimi në traget është një nga udhëtimet më të mëdha të varkave të Europës dhe i merr udhëtarët nga diga hidroelektrike në Koman drejtpërdrejt në portin e Fierzës, një fshat i vogël malor.

View this post on Instagram

📍Koman Lake ⛴🛥 (@paulyloz) #shareAlbania

A post shared by ShareAlbania Official ® (@sharealbania) on

Shkodra, djepi i kulturës shqiptare

Vendasit shpesh e konsiderojnë Shkodrën si kryeqytetin kulturor të vendit për shkak të ngjarjeve të saj, muzeut të fotografisë, teatrit, kështjellës historike dhe mënyrës së jetesës. Është qyteti më i madh në veri të Shqipërisë dhe zakonisht përdoret si bazë për të vizituar malet përreth.

Amfiteatri më i madh në Ballkan

Durrësi më së shumti njihet si porti kryesor i vendit, por është gjithashtu një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë. Durrësi është shtëpia e amfiteatrit më të madh në Ballkan, që ndodhet prapa portit. Qyteti gjithashtu strehon një muze interesant arkeologjik me objekte të gjetura në rrethinat e teatrit.

Apollonia, qyteti i Apollonit

Pranë qytetit industrial të Fierit, një qytet i vendosur në mes të Tiranës dhe Vlorës, gjendet Apollonia, dikur një nga qytetet më të rëndësishme në Europë dhe një destinacion për t’u parë nga çdo vizitor në Shqipëri. Apollonia është gjithashtu vendi ku perandori Augustus studioi para se të bëhej perandor romak.