Pas përshkallëzimit dramatik të krizës ukrainase në ditët e fundit, kancelari gjerman Olaf Scholz ka udhëtuar ditën e sotme drejt Kievit ku takoi presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.

Në një konferencë për shtyp Scholz tha se ai dhe Zelenskiy kishin folur për sanksionet dhe rëndësinë e masave parandaluese.

“Nuk ka arsye të mira për aktivitetet në kufirin ukrainas. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës nuk është i negociueshëm. Ne presim që Rusia të ndërmarrë hapa të qartë për të zgjidhur situatën.”

Ai tha se ndihma prej më shumë se 2 miliardë dollarësh e ofruar nga Berlini e kishte bërë Kievin të pavarur ndaj ndikimit të huaj.

“Unë mund t’ju siguroj se ne jemi të vendosur të vazhdojmë këtë mbështetje,” shtoi Scholz.

Udhëheqësi gjerman do të qëndrojë fillimisht në Kiev, ndërsa më 15 shkurt do të takohet me numrin një të Kremlinit, Vladimir Putin.