Një partner që të përshtatet është gjëja më e rëndësishme në një lidhje të suksesshme. Disa e preferojnë partnerin më dominant, të tjerë luftojnë për ‘barazinë’ e famshme, ndërsa të tjerë preferokjnë të jenë dominuesit. Në Zodiak, tre shenja konsiderohen si ato më dominantet.

Dashi

Njerëzit e kësaj shenje njihen si persona me karakter të fortë. Ata shpesh dominojnë në një marrëdhënie dhe në fakt as vetë nuk e kuptojnë. Disa e duan një dash për partner, ndërsa të tjerë shpesh kanë përplasje derisa të kuptojnë se duhet të pranojnë dominancën e tyre.

Luani

Njerëzit që i përkasin kësaj shenje, preferojnë që të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Ata e dëshirojnë dominancën dhe nuk mund të shmanget dot. Përpiquni të merrni më të mirën se fundja nuk është keq që një Luan të jetë dominant në një marrëdhënie.

Bricjapi

Bricjapi shquhet për disiplinën. Acarohen kur punët nuk dalin apo nuk bëhen siç dëshiron ai. Bricjapi preferon të udhëheqë jetën në mënyra të ndryshme, dhe për këtë arsye, ndoshta edhe padashur kthehen në partnerë dominantë.