Në mes të emergjencës shëndetësore globale për koronavirusin, tre gra shkencëtare italiane, janë bërë të parat që kanë mundur të izolojnë virusin që po gjunjëzon botën, koronavirusin.

Virusi është izoluar në në laboratorët e Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive në Romë, ‘Lazzaro Spallanzani’, ndërsa lajmin e madh e ka dhënë ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

“Ky është një hap përpara për të gjithë bashkësinë shkencore që të përshpejtojë studimin mbi sëmundjen’”-tha Ministri.

Tre shkencëtaret që po shkruajnë historinë janë:

Francesca Colavita, 30-vje?, eksperte dhe shkecëtare për viruse, më parë ka punuar për studimin e virusit të Ebolas në Afrikë.

Maria Rosaria Capobianchi. 67-vjeçare, koordinatorja e ekipit.

Concetta Castilletti, 56-vjeçare, studiuese.