Nuk është e lehtë të kesh një lëkurë e pastër, por një gjë është e sigurt: “Nuk është e pamundur”. Dermatologët janë profesionistë dhe mund të na thonë shumë gjëra, por këto janë 3 këshillat kryesore për kujdesin ndaj lëkurës për vitin 2022:

1. Vajrat e fytyrës dhe produktet e bukurisë me më pak kimikate (mundësisht pa kimikate fare) janë më të mirat për lëkurën, sidomos për lëkurat e ndjeshme.

2. Dermatologët thonë se heqja e nishaneve në kushte shtëpie mund t’ju lërë shenja ose në rastin më të keq mund të krijojë qeliza tumoriale. Më e mira për ju dhe shëndetin tuaj është që nishanet dhe shenjat e tjera të këtij lloji, t’ia adresoni një profesionisti.

3. Është kategorikisht e ndaluar për ju (nëse e doni veten dhe lekuarën tuaj) të përdorni metoda shtëpie për mbushje (filler) për buzët apo botoks i ashtuquajtur “shtëpie”. Janë metoda që duhen kryer vetëm nga profesionistë dhe pasojat e pakujdesisë janë shumë të mëdha.