Gruaja afgane, e cila u shfaq në kopertinën e vitit 1984 të “National Geographic” është shpërngulur në Itali për shkak të situatës së paqëndrueshme atje.

Sharbat Gulla, 49 vjeçe, ishte fëmijë kur fotoja e saj me sytë e gjelbër u bë një nga më të famshmet e të gjitha kohërave. Steve McCurry e fotografoi në një kamp refugjatësh. Shkrepja e tij konsiderohet si një kryevepër e foto-reportazhit.

Për vajzën e njohur të “National Geographic” nuk dihej shumë. Agjencitë e lajmeve shkëputën lidhjet me të pas vitit 2002. Kjo ishte hera e fundit kur fotografi McCurry e pati parë në Afganistan.

Rreth dhjetë vite më vonë u raportua se Gulla ishte strehuar në Pakistan.

Sot, 37 vite pas asaj fotografie, vajza e “National Geographic” mbetet “refugjate”.

E detyruar nga situata e trazuar nga Talebanët në Afganistan, ajo është shpërngulur në Itali bashkë me qindra bashkë-atdhetarë të saj.