Skenat e seksit gjenden në çdo lloj filmi, jo vetëm në filma romatikë. Ndonjëherë edhe filmat dramatikë, apo ata argëtues dhe aksion mund të “spërkaten” me erëzat e dashurisë.

Në përgjithësi pak ndërveprim seksual shërbehet nëpër filma për të shkarkuar tensionin. Gjithsesi edhe pse të gjithë filmat munden, kjo nuk do të thotë që ato duhet të kenë skena dashurie.

 

American Beauty- Shoqja e vajzës suaj nuk është kurrë një zgjedhje seksi.

“American Beauty” është një film që shkëlqeu në publikimin e tij por nuk ndryshon faktin se një nga skenarët e ngjarjeve përfshin një baba që dëshiron shoqen e vajzës së tij adoleshente. Kur Kevin Spacey dhe Mena Suvari në fund kanë skenën e tyre të dashurisë të nxitur nga të vjellat (e cila fatmirësisht nuk shfaqet e plotë), butësia dhe ndjeshmëria e Mena’s shërben vetëm për të nënvizuar se sa e papërshtatshme ishte gjithçka që po ndodhte. E për më tepër, kjo skenë nuk është aspak e lehtë për t’u parë në një botë pas lëvizjes  #MeToo, ku Kevin Spacey është akuzuar për abuzime seksuale, ku përfshihen edhe minoren. 

Last Tango in Paris – Shqetësuese dhe jo – sensuale. 

Shumica e skenave të dashurisë në filma shfaqin aktorët që luajnë me vështirësi, por në “Tango e Fundit” në 1972, ajo që ajo audienca sheh është më shumë një sulm real i filmuar. Kjo dramë e ngarkuar nga seksi krenohet me një skenë famëkeqe ku personazhi i luajtur Marlon Brando përdor një pako gjalpë si lubrifikant përpara se të kryejë marrëdhënie me personazhin e Maria Schneider. Problemi qëndron se Schneider nuk dinte asnjë gjë për këtë skenar. Padyshim që skena e seksit ishte në skenar, por shtimi i gjalpit ishte një ide e minutës së fundit, e sugjeruar nga Brando Bertolucci, i cili mendoi se ishte një ndërhyrje e duhur për t’i shtuar dozën e degradimit të personazhit. Në vitin 2007, Schneider tha që xhirimi i asaj skene e bëri atë të ndjehej “e poshtëruar” dhe “pak e dhunuar, si nga Marlon ashtu edhe nga Bertolucci”. 

 

Twilight, Breaking Dawn: Part I- Shumë e vështirë për të filmuar.

Për sagn Twilight, Breaking Dawn: Pjesa I, producentët u futën në telashe në momentin e shumëpritur të aktit seksual midis të Bella’s (vajzë njerëzore) dhe Edward (djali vampir). Kristen Stewart (Bella), e kuptoi se ajo duhej të ishte një skenë surreale. Siç është paraqitur në romanin e Stephenie Meyer, skena e seksit “është një akt mbinjerëzor, më i mirë nga sa mund ta imagjinoni ndonjëherë”, duke vendosur aktoren Stewart në një presion të jashtëzakonshëm. Aktorja e përshkruan skenën me Robert Pattinson si “agoni”, edhe pse ai ishte i dashuri i saj në të vërtet aso kohe. 

 

Avatar – Edhe dashuria është  “blu”.

Bota e James Cameron e Avatar ishte aq e ndryshme, aq e huaj, saqë edhe akti i intimitetit fizik ishte diçka e pa imagjinuar. Në planetin Pandora, bërja e dashurisë në thelb është si një lojë. Falë avatarit të tij Na’vi, Njeriu Marine Jake Sully (Sam Worthington) mund të çiftohet me femrën e dëshiruar Na’vi Neytiri (Zoe Saldana). Kjo do të thotë: të takosh skajet e gërshetave për të përjetuar plotësisht njëri-tjetrin në mënyrën më intime. Sikur të mos mjaftonte kjo çudi, akoma dhe më i papritur ishte reagimi i audiencës që raportuan depresion për faktin që nuk e jetonin dot në jetën e tyre realitetin e PANDORAS!!!   

Mynih – një ndalesë seksi në mes të tmerrit 

E keni parasysh filmin për vrasësit izraelitë të dërguar për hakmarrjen e vrasjes së sportistëve në Lojrat Olimpike të 1972-it? Izraelitët hetuan për një kohë shumë të gjatë terroristët dhe instancat shtetërore që nuk mbajtën përgjegjsi për mbylljen e klubit Izraelit në godinën ku u vranë dhe e finalizuan hakmarrjen e tyre me shpërthime eksplozivi për çdonjërin prej tyre. 

Dhe në mes të gjithë kësaj ka dhe një skenë seksi?!  Pasi përndjek për një kohë të gjatë terroristët, Avner (Eric Bana) bën dashuri me gruan e tij (Ayelet Zurer) dhe skenat e seksit të egër shoqërohen me imazhe të dhunshme të njerëzve që qëllohen në aeroport.

Regjisori Steven Spielberg është munduar të përcjellë dhimbjen e një kombi të tërë ndaj akteve raciste dhe me “prekjen e tij artistike” ka dashur t’i shtojë edhe pak katharthis kësaj hakmarrjeje brutale ndaj shtetit Gjerman por kjo nuk e bën më pak të sikletshme.