Gjumi është jashtëzakonisht i dobishëm për trupin dhe sistemin tonë imunitar, por ne zakonisht mund ta neglizhojmë pozicionin në të cilin jemi duke fjetur. Megjithatë, në fakt pozicioni luan një rol të madh në cilësinë e gjumit, dhe nëse zgjoheni të lodhur ose me dhimbje, mund të jetë koha ta ndërroni dhe të zgjidhni një pozicion tjetër.

1. Pozicioni i fetusit

Pozicioni i fetusit është më i popullarizuari dhe jo më kot. Nuk është vetëm i rehatshëm, por ndihmon edhe me dhimbjet e shpinës, është i përshtatshëm për gratë shtatzëna dhe redukton gërhitjen. Megjithatë, sigurohuni që qëndrimi juaj të jetë i lirshëm dhe jo i sforcuar, ose do të zgjoheni me dhimbje në mëngjes.

2. Gjumi në një krah, anash

Në këtë rast përqafimit i jastëkut është i mirë për ju, pasi mund të reduktojë gërhitjen, përmirëson urthit dhe është i përshtatshëm për tretje më të mirë.

Ky pozicion mund të shkaktojë pak ngurtësi në shpatulla dhe shtrëngim të nofullës në anën ku jeni duke fjetur. Zgjidhni të flini në anën e majtë, pasi gjumi në anën tuaj të djathtë mund të rrisë nivelin e refluksit në stomak.

3. Gjumi në shpinë

Gjumi në shpinë ka disa përfitime shëndetësore, pasi mban drejt shtyllën kurrizore dhe mund të lehtësojë dhimbjet e ijëve dhe gjunjëve. Ai e mban trupin tuaj në një shtrirje të barabartë, gjë që redukton presionin e panevojshëm në shpinë dhe nyje. Për më shumë rehati, shtoni një jastëk poshtë gjunjëve për të ndihmuar në mbështetjen e kthesës natyrale të shpinës.

4. Gjumi në stomak

Gjumi me bark nuk është aq i dobishëm si pozicion. Ndërsa mund të zvogëlojë gërhitjen dhe të ndihmojë njerëzit që kanë probleme me gjumin, ai gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje në shpinë, qafë dhe stres në nyje, duke ju bërë të zgjoheni të lodhur. Nëse dëshironi të lehtësoni dhimbjen e shpinës, mund të provoni të vendosni një jastëk poshtë barkut.