Gjykatësi Sokol Tona ka rrëzuar pretendimet e FSHF për të hequr masën e sekuestros nga materialet, mandatet dhe serverat e Federatës së Futbollit, vendosur nga Prokuroria e Tiranës në kuadër të hetimit për shkeljet gjatë procesit zgjedhor në Shoqatën e Tiranës. Me këtë vendim, Prokurorisë së Tiranës i jepet dritë jeshile të çojë gjer në fund hetimin për abuzimet në procesin zgjedhor të Armando Dukës në kërkim të mandatit të tij të 6.

Padia qe ngritur nga Shoqata Rajonale e Tiranës përpara dy javësh, përpara se vetë kjo shoqatë, me vendim të gjykatësit Arian Aliaj të rrëzohej në gjykatë, duke njohur Asamblenë e thirrur nga Veliaj dhe kryetar Eduard Prodanin.

Me këtë vendim, Sokol Tona bëhet gjyqtari i 5-të që merr një vendim kundër mandatit te 6 te Dukës. Mos zbatimi i vendimi te gjykatës përben një vepër penale dhe dënohet me 2-3 vjet heqje lirie.

Sokol Tona e ka këtë vendimin e tij te fundit në karrierën e tij të gjatë si gjyqtar, pasi sot del zyrtarisht në pension. Mesa duket do të mbahet mend gjithmonë për ‘golin’ e fundit në karrierën e tij, ndaj Armando Dukës.