Për të zgjedhur vendin për pushimet duhet të:

1. Bëni një listë me 5 vende që ju doni të vizitoni.
Nëse keni njerëz të tjerë që do bëjnë pushime me ju, duhet të bëjnë edhe ata të njëjtën gjë.

2. Vendosni arsyen pse ju doni të udhëtoni.
Nëse ju e dini pse ju doni të largoheni nga shtëpia, zgjedhja e një destinacioni do të jetë më e lehtë. Përcaktimi i qëllimit tuaj nëse doni të pushoni, të keni aventura të reja, të shikoni vende të famshme ose të lashta, apo t’i siguroni fëmijëve tuaj kujtime që do t’i zgjasin për gjatë gjithë jetës, do të përcaktojë se çfarë lloj destinacioni ju duhet të zgjidhni.

3. Diskutoni destinacionet e mundshme me miqtë që do të udhëtoni.
Në vend që ta bëni si detyrim, bëjeni si një aktivitet për t’u argëtuar. Një deri në tre muaj para se të udhëtoni, kaloni disa kohë bashkë duke folur për secilin vend dhe pse e konsideroni një destinacion të mirë.

4. Konsideroni të gjithë ata që do të udhëtojnë me ju.
Nëse do të udhëtoni me fëmijë, me persona të moshuar ose me dikë me aftësi të kufizuara ju mund të dëshironi të merrni në konsideratë një destinacion që do të ishte më i përshtatshëm.

5. Kërkoni për kostot e destinacioneve.
Pasi keni zgjedhur destinacionin, mund të jetë më e vështire të gjeni oferta të mira në udhëtime dhe akomodime në hotele. Bëni një kërkim në internet me çmimet e përafërta pasi mund t’ju ndihmojë të kufizoni zgjedhjet tuaja bazuar në buxhetin që keni. Kini parasysh shpenzimet për të udhëtuar, qëndrimi, ngrënia dhe aktivitetet e ndryshme.

6. Zgjidhni destinacionin.
Idealja do të ishte që të gjithë të ishin dakord për të njëjtin vend. Nëse ka mosmarrëveshje, gjeni një mënyrë për të bërë kompromis. Bëjeni me radhë zgjedhjen e vendit për pushime. Nëse ju vendosni për destinacionin këtë vit, për pushimet e ardhshme leni miqtë tuaj të vendosin. Nëse ende nuk keni rënë dakord për destinacionin, lëreni në dorë të fatit. Shkruani në letër të gjitha destinacionet, vendosini në një kapele dhe zgjidhni dikë për të tërhequr një emër jashtë.

Pushime të mbara!