Inflamacioni është përgjigja mbrojtëse që trupi i njeriut bën natyrshëm ndaj lëndimeve, sulmeve të baktereve apo infeksioneve. Në rastet e lehta, ai shkakton skuqje në sipërfaqe, shkakton pak dhimbje apo ënjtje. Ndërsa në rastet kur inflamacioni ndodh në brendësi të trupit, rreziku është më i madh dhe zgjat më shumë. Në këtë rast, bëhet kronik dhe mund të rëndojë gjendjen shëndetësore.

Por si mund ta shmangim? Mjekët rekomandojnë ilaçe apo ushqime që kanë veti anti-inflamatore.

Për këtë, Yahoo në rubrikën e “Jetës Sociale” rendit 6 ushqime apo produkte të cilat nëse përfshihen në dietë, shmangin apo reduktojnë inflamacionet duke stimuluar rritjen e forcimin e sistemit imunitar.

1-Brokoli:

Studime të ndryshme kanë vërtetuar se brokoli dhe lulelakra ndihmojnë në reduktimin e stresit oksidativ në trup. Kjo ndodh përmes një përbërësi që njihet si sulforaphane. Ky përbërës ul nivelet e citokinave, të cilat janë përgjegjëse për inflamacionet. Brokoli e lulelakra mund të përgatiten në sallatë, por edhe mund të gatuhet duke u zier për pak minuta, apo duke u skuqur me përbërës të tjerë të shëndetshëm.

2- Manaferrat, boronicat dhe luleshtrydhet:

Manaferrat, boronicat dhe luleshtrydhet kanë përbërës antocianinën, antioksidantin me veti anti-inflamatore. Studimet kanë treguar se anticianina që gjendet tek këto produkte ulin rrezikun nga sëmundje të ndryshme. Nëse konsumohen rregullisht, çdo ditë në 6 javë do të ndikojë në rritjen e përgjigjes imune ndaj viruseve.

3- Çaji i gjelbër:

Çaji i gjelbër njihet për vetitë anti-oksiduese dhe anti-inflamatore. Jo më kot njihet si pija më e shëndetshme e mundshme për t’u konsumuar. Çaji i gjelbër përmban lëndë bimore si EGCG (Epigallocatechin-3-gallate)-që pengon inflamacionin duke reduktuar citokinat. Studime të ndryshe kanë treguar se çaji i gjelbër ka efekt në reduktimin e sëmundjeve të zemrës, obezitetit, diabetit madje edhe kancerit.

4-Vaji i ullirit ekstra i virgjër:

Vaji i ullirit ekstra i virgjër përmban oleokantal, një anti-oksidant që mund të reduktojë inflamacionet. Studime të ndryshme tregojnë se përdorimi i vajit të virgjër mund të ulë rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës.  Vajin e zakonshëm të sallatave ato të gatimeve mund ta zëvendësoni me vajin e ullirit ekstra të virgjër, për një vakt më të shëndetshëm por dhe të shijshëm.

5- Shafrani i Indisë:

Shafrani i Indisë është erëza që përdoret edhe për qëllime mjekësore. Përmban kurkuminën, një akti-oksidant i fortë me lëndë ushqyese me efekt të madh anti-inflamator. Shafrani njihet për ndikimin në uljen e rrezikut të prekjes ndaj sëmundjeve të kancerit, diabetit dhe artritit. Shafrani i Indisë i kombinuar me piperin e zi mund të rrisë ndjeshëm përthithjen e kurkuminës.  Nëse gatuani oriz me lulelakër, mish, apo ushqime deti mund t’i shtoni shafran për të përmirësuar shijen dhe aromën.

6-Kërpudhat:

Kanë pak kalori dhe përmbajnë lëndë ushqyese të ndryshme. Gjithashtu kërpudhat kanë në përbërje fenole dhe anti-oksidantë që ndihmojnë sistemin mbrojtës. Kërpudhat kanë veti anti-inflamatore që ul rrezikun e sëmundjeve të ndryshme. Sipas një studimi, gatimi i kërpudhave të ngrënshme, ul përbërjet anti-inflamatore, ndaj është e këshillueshme të gatuhen lehtë dhe më pas të konsumohen. Kërpudha mund të gatuhet me supë, makarona apo oriz.

Përveç këtyre produkteve anti-inflamatore, për një dietë të shëndetshme është e këshillueshme të reduktojmë ushqimet e përpunuara, pijet që përmbajnë sheqer, gaz dhe karbohidratet e rafinuara.