Ajo që mendohet të jetë një festë dashurie dhe romantike për çiftet, mund të jetë si dita më e vetmuar e vitit për ata që janë pa një partner për 14 shkurt. Për t’ju ndihmuar të largoni mendjen nga kjo gjë, këtu janë 7 filma që mund t’i shihni vetëm këtë festë të Shën Valentinit.

1. “Frances Ha”

Frances (Greta Gerwig) është një vajzë njëzetëvjeçare nga New York-u, ëndrrat e së cilës për tu bërë balerinë profesioniste, drejtojnë gjithë jetën e saj. Romanca e vërtetë në “Frances Ha” është mes Frances dhe shoqes së saj më të mirë Sophie (Mickey Sumner), marrëdhënia e të cilave duket si një çifti i vjetër lezbikesh që nuk kanë asnjë kontakt seksual.

2. “John Wick”

 

Keanu Reeves luan ish-vrasësin e mafias ruse, John Wick, i cili tërhiqet nga pensioni për t’u hakmarrë për vdekjen e qenushit të tij të dashur beagle, Daisy, që iu dha si dhuratë e fundit nga gruaja e tij e ndjerë. Më shumë se thjesht një film aksion i dhunshëm (dhe një film mjaft i mrekullueshëm, me disa nga skenat aksion më të mira që nga filmi i suksesshëm i Reeves i vitit 1999, The Matrix), John Wick është një metaforë për mënyrën se si burrat përballen me pikëllimin dhe dhimbjen e humbjes së dashurisë së jetës.

3. “500 Days of Summer”

Nëse jeni vetëm në ditën e Shën Valentinit, me siguri e dini tashmë se jo të gjitha historitë e dashurisë kanë një fund të lumtur. Nuk ka nevojë t’ia tregosh këtë Tomit (Joseph Gordon-Levitt) dhe Summer (Zooey Deschanel) në filmin “500 Days of Summer”, një komedi romantike që përmbys strukturën tipike të zhanrit.

4. “Bridesmaids”

Ndonjëherë ilaçi më i mirë për një zemër të thyer është e qeshura, por pak filma janë në gjendje të shkaktojnë më shumë të qeshura se “Bridesmaids”, të paktën sipas shërbimit të transmetimit në Mbretërinë e Bashkuar, renditi këtë komedi romantike, nga Kristen Wiig, në vendin e tetë.

5. “Dunkirk”

Në kohën e publikimit, ky film nga Christopher Nolan, që flet për Luftën e Dytë Botërore dhe evakuimin e Dunkirkut të vitit 1940, u kritikua për mungesën e grave në kast. Ky fakt thjesht mund ta bëjë atë filmin perfekt për djemtë beqarë që duan të harrojnë problemet e marrëdhënieve të tyre që vijnë nga Dita e Shën Valentinit.

6. “Gone Girl”

Deri në fund të këtij thrilleri psikologjik, ku interpretojnë Ben Affleck dhe Rosamund Pike si Nick Dunne dhe gruaja e tij Amy, e cila zhduket në mënyrë misterioze, do të ndjeheni të lumtur që jeni vetëm për Ditën e Shën Valentinit. “Gone Girl”, me regji nga David Fincher dhe bazuar në romanin e Gillian Flynn, mund të shihet si një portretizimi seksist i një gruaje të çmendur ose një manifest feminist që e bën dhe më interesante rrjedhën e ngjarjeve.

7. “Breakfast at Tiffany’s”

Fashioniste dhe e bukur nga New York-u, Holly Golightly (Audrey Hepburn) e tha më së miri në këtë film klasik romantik të vitit 1961, bazuar në romanin e Truman Capote, kur iu përgjigj interesit të dashurisë Paul Varjak (George Peppard) pasi ai shpreh ndjenjat e tij për të: “Unë nuk do të lejoj që dikush të më fusë në një kafaz!”.