TiBO, ofruesi më i madh shqiptar i shërbimeve IPTV/OTT feston 7 vjetorin e themelimit.
Ishte 6 Maj 2013, dita në të cilën nisi rrugëtimin një kompani e re, me vizionin për t’u shërbyer të gjithë shqiptarëve që dashurojnë televizionin. Ky rrugëtim i gjatë dhe dinjitoz na pozicionon sot një lider në transmetimet IPTV në gjuhën shqipe për të gjithë shqipfolësit.
Duke vendosur në qendër të vëmendjes teknologjinë, TiBO në këto 7 vite ka sjellë një inovacion në transmetimet televizive përmes internetit. Ne kemi përcjellë për abonentët cilësinë maksimale të figurës dhe zërit duke ecur me ritëm të njëjtë me OTT-të më të njohura në mbarë botën. Nëpërmjet abonimeve të ndryshme klientët e TiBO kanë përfituar ndër vite 300 kanale shqiptare të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe dhjetëra kanale ndërkombëtare.
Ka qenë pikërisht teknologjia vizionare ajo e cila ka forcuar edhe për shumë vite bashkëpunimin me gjigantët e industrisë televizive si DigitAlb, Tring, SuperSport, Klan dhe RTSH.
Në muajin shkurt të 2020-s, TIBO u bë kompania e parë shqiptare OTT që vendosi sistemin e sigurisë Verimatrix DRM për mbrojtjen e kanaleve që transmeton. Me këtë sistem mbrojtjeje ne kemi hedhur një hap të rëndësishëm në luftën kundër piraterisë televizive duke u angazhuar për të ofruar jo vetëm cilësi , por edhe siguri në të gjitha pajisjet për ekranet e mëdha dhe të vogla.
Tashmë TiBO ofron të gjitha mënyrat për të ndjekur televizion, duke iu mundësuar abonentëve një numër të madh zgjedhjesh për të marrë shërbimin. Shërbimet e TiBO IPTV mund të merren lehtësisht direkt në televizorët smart si: SAMSUNG, LG, ANDROID, VESTEL ose në çdo televizor të lidhur me pajisjet smart: TiBO BOX, ANDROID BOX, APPLE TV, FIRE STICK, etj.
Kjo periudhë e pandemisë globale të COVID-19, na ka sjellë në vëmendje mundësitë që na jep teknologjia por asnjëherë nuk kemi harruar dimensionin human, i cili është pjesë thelbësore e karakterit të kompanisë. Gjatë këtyre javëve kritike për mbarë botën ne vumë në dispozicion me kapacitet maksimal të gjitha burimet tona duke i shërbyer klientëve 24/7. Si një kompani e krijuar nga shqiptarët për shqiptarët, TiBO ka treguar vlera të dobishme dhe një aftësi të spikatur për të krijuar marrëdhënie të shkëlqyera njerëzore dhe kjo pasqyrohet në çdo hap dhe risi të sajën duke gjetur kështu, miratimin dhe pëlqimin e klientëve.
Duke e risjellë vëmendjen te ky moment, Presidenti i TiBO, Z. Adnand Mahmuti, është shprehur: “Jeta jonë është duke ndryshuar për shkak të kësaj pandemie, mënyra se si sillemi, se si blejmë por dhe si e shfrytëzojmë televizionin për argëtim. Kemi shërbyer non-stop gjatë kësaj periudhe të vështirë për të gjithë ne. Jemi solidarizuar me partnerët ndërkombëtarë të CDN që të rrisnim në maksimum cilësinë e transmetimit duke ecur me të njëjtin hap me gjigantët e argëtimit si Netflix, YouTube, Amazon Prime dhe Disney”, vazhdon ai.
Së fundmi TiBO IPTV po përgatitet të aplikojë dhe mundësinë e pagesave mujore për klientët në mënyrë të vetvetishme. Tashmë çdo klient do të krijojë llogarinë e vet për të kryer automatikisht pagesat nga karta. Përmes krijimit të llogarisë dhe paradhënies në mënyrë automatike, në pavarësi të plotë dhe pa kosto shtesë , të gjithë abonentët mund të anulojnë dhe pezullojnë abonimin e tyre në çdo moment. E gjitha kjo lindi si një nevojë për të lehtësuar abonentin me procesin e rinovimit të shërbimit.
Me në qendër klientin, së fundmi TiBO ka implementuar një sistem të avancuar CRM (Menaxhimin e Marrëdhënieve me Klientin). Ky shërbim do t’u ofrojë abonentëve dhe klientëve potencialë përvojën më të mirë të shërbimeve televizive dhe do të krijojë një proces efikas për marrëdhëniet me klientin.
Ndërkohë që TiBO mbush 7 vjet, tashmë i gjithë shërbimi do të ofrohet nga një ambient i ri zyrash qendrore në Tiranë. Në hyrjen perëndimore të Tiranës, TiBO IPTV ka hapur edhe showroom-in e ri, nga ku të gjithë bashkatdhetarët mund të blejnë, provojnë por dhe të informohen për produktet duke na vizituar fizikisht.
Ne do të vazhdojmë të jemi të pranishëm në portën qendrore të trojeve ku flitet shqip, pikërisht në aeroportin “Nënë Tereza” tashmë edhe për shumë vite të tjera, si edhe në aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës.
Ky 7 vjetor na gjen më të bashkuar se kurrë me abonentët dhe bashkëpunëtorët tanë, të cilët përbëjnë familjen e madhe të TiBO-s, e cila çdo sekondë, minutë dhe orë bëhet akoma edhe më e fortë. Kjo familje e shtrirë në të gjithë vendet që flitet shqip na inkurajon për të vazhduar misionin tonë për argëtimin e audiencës, gjithmonë nën moton: “It’s not just TV, it’s TiBO”!