E rrallë: Një amfiteatër në Durrës si monumentet e Pompeit në Itali…

Në Durrës ndodhet amfiteatri roman i cili për nga madhësia është i dyti në Ballkan. Amfiteatri u ndërtua në shekullin e I-rë p.k., në periudhën e perandorit romak Hadrian. Ai ka një kapacitet prej 15 – 20 mijë shikuesish. Për nga stili i ndërtimit përafron me monumentet e Pompeit dhe Kapuas në Itali. Në shek X në galeritë e tij u ndërtua një “kapele” e cila shquhet për mozaikët e rrallë muralë.