Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit pritet të nisë së shpejti fluturimet me çmime të reduktuara.

Së fundmi është zgjeruar bashkëpunimi me kompaninë WizzAir, e cila ka parashikuar 4 destinacionet e para me fluturime me nga dy herë në javë drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës.

Fluturimet do jenë me çmime nga 19 euro, të cilat pritet ta kthejnë aeroportin e Kukësit në një pikë konkurruese për udhëtimet në rajon.

Kryeministri Edi Rama promovoi së fundmi linjën e WizzAir në Kukës, duke publikuar një video në Facebook së bashku me gazetarin Blendi Fevziu.