Aktorja amerikane Kristen Stewart ka bërë me dije martesën me të dashurën e saj, Dylan Meyer, me të cilën është në marrëdhënie prej dy vitesh.

Stewart, 31 vjeçe, tha të martën se Meyer e kishte propozuar. Prej vitit 2017 ajo ka deklaruar se është biseksuale, teksa prej kohësh e ka mbajtur tejet private jetën e saj.

“Ne po martohemi, do ta bëjmë. Doja që të më propozonin, pa vetëdije mendoj se e tregova këtë gjë dhe ajo e qau,” – tha Stewart për “The Howard Stern Show”.

31-vjeçarja interpreton Princeshë Dianën në filmin “Spancer”, që nis të shfaqet së fundmi. Ajo u bë e famshme kryesisht prej serisë “Twilight” dhe lidhjes skenike me aktorin Robert Pattinson.

Interpretimi i Dianës ka korrur përshtypje të mira dhe kritika e ka ngritur lart si një ndër kandidaturat më të mira për çmimin Oscar këtë vit.