Avokati mbrojtës i 34-vjeçarit Arlen Hasanaj, arrestuar nga policia nën dyshimin se i vendosi tritolin banesës së kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, ka hedhur poshtë akuzat e ngritura nga policia.

Ai thotë se Hasanaj ka qenë në një qendër tregtare në Tiranë në kohën kur ka ndodhur ngjarja në lagjen nr.4 të qytetit të Durrësit.

Avokati këmbëngul se për këtë alibi klienti i tij posedon disa kuponë tatimorë nga blerjet e kryera dhe se kjo mund të mbështetet edhe nga pamjet e kamerave të qendrës tregtare.