Alpinisti gjerman Jost Kobusch po përpiqet të bëhet njeriu i parë që ngjitet në Malin Everest, pa oksigjen shtesë, krejt i vetëm dhe me vetëm një tendë ndalimi gjatë ngjitjes.

Ai e ka nisur rrugëtimim e tij duke kërkuar të hyjë në histori. E në fakt thuajse askush nuk ka guxuar të mos garantohet me oksigjen teksa shkon në majën e malit më të lartë në botë.

Nëse ia del mbanë, Kobusch 29 vjeç do të gdhendë mirë incialet e tij dhe do të futet në histori. Edhe ai e pranon se duhet theksuar fjala “nëse”, ndonëse përpjekja e tij pasqyron shtytjen për të lënë gjurmë në malin më të famshëm në botë.

Që kur Edmund Hillary dhe alpinisti Sherpa Tenzing Norgay u bënë të parët që arritën majën e Malit Everest në vitin 1953, më shumë se 6,000 njerëz prej asaj kohe përjetuar emocionet nga maja e malit.