Lajmin e ka bërë të ditur organizatorja e këtij eventi Flora Nikolla. Sipas saj imazhi i Albanian Excellence, Ardian Cerga vjen ekskluzivisht nga Shqipëria, për këtë event ku për herë të parë nderohet me këto përmasa dinjiteti i suksesshëm i Zonjave të Nju Jorkut.

Aktori i njohur i skenës dhe ekranit Ardian Cerga do ta drejtojë Mbrëmjen Gala kushtuar zonjave shqiptare të suksesit që jetojnë në Nju Jork e cila mbahet të shtunën më 24 shtator.
Ai do të jetë i shoqëruar nga Rejhan Ismani-Bexheti , një zonje suksesi arti me prejardhje nga Shkupi që jeton në Nju Jork.

Kështu ka bërë të ditur organizatorja e këtij eventi Flora Nikolla.

Sipas saj imazhi i Albanian Excellence, Ardian Cerga vjen ekskluzivisht nga Shqipëria, për këtë event ku për herë të parë nderohet me këto përmasa dinjiteti i suksesshëm i Zonjave të Nju Jorkut.

Kjo ngjarje ka si qëllim të evidentojë dhe të prezantojë zonjat mbarë shqiptare që kanë arritur sukses profesional dhe njerëzor në jetën e tyre, duke u identifikuar si të barabarta në integrimin e tyre.

Në këtë mbrëmje do të promovohet për herë të parë, një libër kushtuar suksesit të rreth 60 zonjave nga të gjitha trojet shqiptare, në mesin e të cilave edhe sopranoja Ermonela Jaho.

Protagonistet e këtij libri janë të profesioneve të ndryshme , si avokate, mjeke, stiliste, pedagoge , mësuese, të cilat përmes intervistave tregojnë në libër historitë e tyre jetësore, integrimin e tyre moral, profesional dhe njerëzor.

Ngjarja do të organizohet nën kujdesin e Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani . “Pika kulmore do të jetë nënshkrimi i memorandumit “Imazhi i gruas mbarë shqiptare në shekullin e XXI”, i cili do të jetë një platformë e plotë e gjendjes së gruas shqiptare në botë teksa do të kërkohen të zgjidhen disa çështje të jetës së saj. Memorandumi do të jetë një dokument historik, i cili pas Nju Jorkut në formën e një stafete do të firmoset nga zonja intelektuale në të gjithë vendet ku jetojnë zonjat shqiptare.