Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka zgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Një lajm i madh ky për futbollin shqiptar, që do të ketë një zë të rëndësishëm në organin më të lartë të qeverisë së futbollit europian.

Duka kandidonte kundër 8 kundërshtarëve për 7 vende në Komitetin Ekzekutiv, pasi Boranbajev i Kazakistanit kishte vendosur që të tërhiqte kandidaturën e tij një ditë para Kongresit. Kreu i FSHF-së u rendit në vendin e 6-të në bazë të votave.

Mandati i anëtarëve të sapozgjedhur të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s është 4-vjeçar.

Presidenti Duka ka arritur të zgjidhet në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s me 36 vota, duke marrë besimin e delegatëve të shumë federatave të mëdha europiane. Një sukses i jashtëzakonshëm për Shqipërinë dhe futbollin shqiptar që ka arritur të kalojë kufinjë e përfaqësimit në institucionet më të rëndësishme europiane sportive. Për herë të parë në histori, futbolli shqiptar do të përfaqësohet nga Presidenti Duka në qeverinë e futbollit europian.

Renditja sipas votave:
Shandor Csanai – Hungari 49

Luis Rubiales – Spanjë 47
Davor Shuker – Kroaci 47
Fernando Gomes – Portugali  45
Jesper Mëler Kristensen – Danimarkë 40 
Armand Duka – Shqipëri 36
Andri Pavelko – Ukrainë 27