Damiano është mërzitur nga reagimi që ka bërë Benardi kur ai ka shkuar të bashkohet me pjesën tjetër të banorëve dhe djali nga Laçi ka refuzuar të krijojë hapësirë për të.

Ai i tregon Armelës për këtë situatë, ndërsa ajo e qetëson duke i thënë që të mos e vrasë mendjen. “Nuk ka gjë se s’ka vend për Benardin në këtë shtëpi, ti s’ke vend në karrige ai s’ka vend në këtë shtëpi”, i thotë Armela.

Ndërsa Damiano, i cili duket se është mërzitur, i vjen inat se përse Benardi i tha ato fjalë. “Ehuuu me u marr me llafet e Benardit…”, i thotë Armela, duke i lënë të kuptojë se kjo nuk ia vlen të diskutohet.