Ne jemi shtëpia e të gjithë bashkatdhetarëve, edhe larg vendit të tyre.

TiBO, Iptv më e madhe Shqiptare, platforma që bashkon të gjithë Shqiptarët anembanë botës, ishte e pranishme në festat e Nëntorit, në mbi 30 evente në Nju Jork, Chikago, Detroit, Australi, etj, duke bërë të mundur që edhe ata që jetojnë kaq larg trojeve të tyre të ndihen sa më pranë festimeve të 103 vjetorit të pavarësisë dhe Çlirimit së Shqipërisë.

Ngjyrat Kuq e Zi, të flamurit Shqiptar, u shpalosën edhe në qytetet Amerikane dhe kjo falë punës së palodhur të përfaqësuesve e bashkëpunëtorëve tanë dhe organizatave të Shqiptarëve që veprojnë prej vitesh atje. Por kjo nuk është hera e parë dhe sigurisht s’do të jetë as hera e fundit që TiBO është pranë çdo shqiptari, në çdo cep të botës dhe në çdo kohë.

Nuk ka mënyrë më të mirë për të qëndruar i lidhur me vendin mëmë sesa ndjekja e programeve informuese, argëtuese, sportive dhe gjithçka tjetër në gjuhën shqipe. Kjo është arsyeja pse TiBO IPTV ofron një paketë madhështore në gjuhën amtare të kompletuar me një sërë shërbimesh sa bashkëkohore aq edhe praktike për të argëtuar të gjithë bashkëkombësit në çdo cep të globit.

Të gjitha kanalet e Digitalb, SuperSport dhe ato shqiptare të rajonit me TiBO IPTV tani i merr edhe më lirë. Me ofertat e festave të fundvitit mund të  kurseni deri në 180 Eur.

O sa mirë me qenë Shqiptar.

O sa mirë me pas TiBO iptv.