TIBO, platforma më e madhe televizive IPTV/OTT në gjithë botën për shqiptarët, organizon sot event festiv për fundvitin si shpërblim për abonentët e saj, por jo vetëm.

Eventi i quajtur “Tibo 360°”, i pari i këtij lloji organizuar nga TIBO dhe partnerët e saj, vjen si përmbyllje e “Mega-Shorteut” që dy muajt e fundit përfshiu abonentët në mundësinë promocionale për t’u shpërblyer me çmime.

“Eventi erdhi si rezultat i Mega-Shorteut  që u organizua gjatë periudhës nëntor-dhjetor për të gjithë abonentët dhe ri-abonentët, të cilët kanë mundësi të fitojnë deri në 40 çmime, ku çmimi i madh është një makinë, ka udhëtime turistike, mundësi për të parë Serie-A në stadium, pajisje smart dhe shumë dhurata të tjera.”
– Blerina Kapaj, TIBO.

Për më shumë se 12 orë “Tibo 360°” sjell në “Sheshin Nënë Tereza” aktivitete dhe plot surpriza.

Shumë familje zgjodhën sot të kalojnë kohë me fëmijët e tyre në këtë event ku pati animatorë socialë, ekuilibristë, performanca nga cirku dhe plot mundësi për argëtim në lojëra si pingpong, Play-Station, Go-Cart etj.

Por eventi “TIBO 360°” nuk mbaron këtu. Ai vijon deri në mbrëmje në 23:00 duke kulmuar me koncertin festiv ku do të shpallen dhe fituesit e Mega-Shorteut. Në këtë koncert janë të ftuar komedianët e Ngop Media dhe plot këngëtarë të njohur si Anxhela Peristeri, Majk, Ronela Hajati, DJ Arnon e Dafina Zeqiri.

“Sot kemi lancuar një ofertë e cila konsiston në abonime shtesë, dhuratë, 1, 2 dhe 4-mujore në varësi të paketave që kanë marrë. Oferta është e vlefshme dhe tani këtu deri në 31 dhjetor”
Blerina Kapaj, TIBO.

TIBO që prej vitit 2013 i shërben gjithë shqiptarëve nëpër botë platformën më të plotë televizive, e cila tashmë vjen edhe me një paketë sportive nga OVERSPORT.

“Sot është ditë speciale këtu me TIBO-n, me të cilën kemi mundësi të lançojmë dy nisma të mrekullueshme njëra Balcup, eventi i parë që përfshin mbi 500 fëmijë dhe mbi 2 mijë persona nga nesër deri në 31 dhjetor në Durrës dhe Tiranë, shqiptarët e duan sportin dhe jemi krenar që kemi si risi kanalin e Inter-Channel e së shpejti edhe Milan-Channel”.
Massimiliano Rubin, Oversport.