Austria është bërë vendi i parë në BE që e ka bërë të detyrueshme vaksinimin anti-Covid për të gjithë të rriturit mbi 18 vjeç.

Por ka pikëpyetje se sa mund të ndikojë ky vendim tek ata skeptikë për bërjen e vaksinës dhe sa është e gatshme qeveria e shtetit alpin të kontrollojë protesta masive.

Parlamenti votoi mbrëmjen e të enjtes me 47 vota pro për vaksinimin me detyrim, duke miratuar zyrtarisht ligjin për vaksinimin.

Sipas ligjit, të gjithë personat mbi 18 vjeç që refuzojnë kryerjen e vaksinës do përballen me gjoba deri në 3 mijë e 600 euro. Përjashtohen gratë shtatzeëna dhe ata me sëmundje të rënda.

Ligji i ri i Austrisë është ndjekur me shumë interes në të gjithë Evropën, ku vende të tjera kanë menduar të ndërmarrin një hap të ngjashëm.