Komisioni Europian i ka dhënë bekimin paketës së ministrit të jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, për adresimin e çeshtjeve të hapura midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Ka qenë komisioneri Johannes Hahn  i cili në një seancë dëgjimore me eurodeputetët është përgjigjur për çështjet shqiptaro-greke. Midis të tjerash ai tha:

“ Komisioni mirëpriti faktin se të dy vendet po diskutojnë krijimin e një mekanizmi të përbashkët, që do të mblidhet në mënyrë periodike, për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura dypalëshe. Këtu përfshihet përcaktimi i shelfit kontinental dhe zonave detare shqiptaro-greke, të drejtat e personave që u përkasin minoriteteve dhe çështjen çame”.

Përmendja e çështjes çame në BE në nivele kaq të larta siç është krye komisioneri Hahn, është një shpresë e madhe për aspiratat e popullit çam për të rifituar të drejtat e mohuara prej vitesh nga qeveritë greke.

TiBO IPTV si kompania e të gjithë shqiptareve kudo që ndodhen, përkrah pa asnjë mëdyshje çështjen çame dhe një prej kanaleve të platformës sonë, Tv Çameria është kanali i vetëm televiziv me programacionin kushtuar tërësisht traditave dhe kulturës çame.