Shefja e Politikës së Jashtme në BE, Federica Mogherini deklaroi se Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Raporti prej 37 faqesh është publikuar pak minuta më parë dhe me anë të cilit, Komisioni Europian i rekomandon anëtareve të BE-së, hapjen e negociatave të anëtarësimit me vendin tonë.

“Ne vlerësojmë politikën e zgjerimit të BE në një mënyrë të hollësishme, zgjerimi është në interesin tonë, që të kemi një politikë të suksesshme.

Zgjerimi rrit stabilitetin dhe sigurinë.

Procesi është ndërtuar në kushtëzim të drejtë dhe rigoroz dhe cdo vend vlerësohet në bazë të meritës së vet për reformat. Do të them pak fjalë për Ballkanin Perëndimor.

Do të shkoj, në Tiranë, Shkup, Podgoricë dhe Beograd.

Ballkani është Europë dhe do të jetë pjesë e së ardhmes së BE, të fortë dhe stabël, është përgjegjësi e përbashkët. Ky është momenti që njohim arritjet pozitive. Kemi forcuar angazhimin e rajonin përmes strategjisë për Ballkanin, që kreu Juncker dhe duke përgatitur edhe samitin.

Ende nuk ka zgjerim apo angazhimi ynë është i madh. Nga gjashtë partnerët, Serbia dhe Mali i Zi kanë ecura mirë.

Sot KE vendos që të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë, po punojmë për Bosnjen dhe progresin për Kosovën” tha Federica Mogherini.

Burimi/ TemA