Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, tanimë me këngët e saj që janë shndërruar thuajse menjëherë në hite ka arritur të bëjë për vete një numër të madh të fansave.

Ndonëse tani jemi në përfundim të këtij viti, 2019-ta për të ka qenë mjaft e suksesshme, me shumë këngë që u pëlqyen nga publiku, e natyrisht se edhe me paraqitje spektakolare në turneun e saj të koncerteve. Ndërkohë, ajo së fundmi ka bërë një shkrim në Instagram, ku përmes tij paralajmëron të rejat që do vijnë së shpejti.

“Jam rritur shumë në turneun e fundit. Kam bërë shumë miq të ri dhe anëtar të ri të familjes. Ky turne më ka mësuar si të jem person më i mirë, si të jem më e durueshme dhe më ka bërë që të më mungojnë turnetë e mia edhe më shumë”. “Mezi po pres për Vitin e Ri të ndaj me ju diçka të re speciale, ju dua”, ka shkruar ajo në paralajmërimin e saj, duke i bashkangjitur disa fotografi të turneut.