TIBO IPTV ka marrë të drejtën e transmetimit për OTT, të Reality Show më të ndjekur nga Shqiptarët: “Big Brother Albania 9”.

I rikthyer pas një viti mungese në sezonin televiziv që lamë pas, këtë edicion të 9 i cili pas shkëputjes për një sezon, do të drejtohet sërish nga Arbana Osmani.

Spektakli pritet të mbërthejë spektatorët para ekranit prej datës 18 Mars 2017 dhe parashikohet të zgjasë 90-100 ditë.

Me premtimin e një audience maksimale për këtë sezon, Big Brother ka sjellë një formulë të re, atë të lojës në çifte, e cila mbetet për tu parë.

TiBO IPTV do të transmetojë këtë event FALAS për të gjithë klientët EKZISTUES dhe për ato që do të ABONOHEN në IPTV, 24 orë NON STOP në kanalet 103/104.

Dy kanalet BBA9 do të shtohen FALAS (automatikisht) në të gjitha Abonimet e klientëve ekzistues dhe do të jenë të hapur deri në përfundim të abonimit të tyre ekzistues (Platinium/Gold/familja plus).

Klientët që kanë abonim aktiv e përfitojnë FALAS eventin, nëse abonimi i tyre TiBO përfundon, mbyllen dhe kanalet BBA9, sapo ata riabonohen, kanalet do të rihapen sërish.