Diskutimet e ngrira për projektin bërthamor të Iranit pritet të rifillojnë në Vjenë.

Ministri i Jashtëm i Iranit u tha reporterëve se të hënën një deklaratë e përbashkët është arritur dhe se shumë shpejt mund të kemi një marrëveshje të re.

Ai zbuloi se disa nga pikat e deklaratës së përbashkët ishin ndër të tjera edhe sanksionet dhe çështja e pasurimit të uraniumit.

Kjo deklaratë e përbashkët pritet të shënjojë fillimin zyrtar të bisedimeve për një marrëveshje të re bërthamore ndërmjet palëve.

Në 2015 pas tetë raundesh bisedimesh të nivelit më të lartë diplomatik me bekimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u arrit një marrëveshje historike në të cilën Irani zotohej të ndërpriste programin e saj bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike që gjunjëzuan ekonominë e vendit.

Donald Trump duke ndjekur një linjë të ashpër me anë të një dekreti presidencial u vet përjashtua nga marrëveshja e arritur në 2015 dhe njëkohësisht rifilloj sanksionet ekonomike duke sinjalizuar edhe zhbërjen e saj.

Ndërkohë ardhja në qeveri e Presidentit të ri Amerikan Joe Biden dha sinjalet e para se do të rikthente Amerikën në tavolinë për një marrëveshje të re bërthamore me Iranin.

Sinjalet për rifillimin dialogut janë mirëpritur dhe shihen si një shenjë e mirë për uljen e tensioneve në Lindje të Mesme.