Aktori i njohur shqiptar Blerim Destani, po merr pjesë në filmin “Comeback Trail”, me rolin e ‘Borisit’, përkrah emrave të njohur të Hollywoodit si : Robert De Niro, Morgan Freeman apo Zach Braff.

Ai ka shfrytëzuar një moment përkrah aktorit legjendar Robert De Niro, për të bërë një fotografi teksa bëjnë shqiponjën së bashku.

Ky gjest dedikohet për gjithë shqiptarët, duke respektuar simbolin kombëtarë, shqiponjën dykrenore.

“Me Robert De Niron në setin e “Comeback Trail” – një nga momentet më të mira të karrierës time”, ka shkruar Destani përkrah fotografisë që publikoi.

Burimi: Indeksonline