TIBO, platforma #1 për shqiptarët kudo në botë sjell tek abonentët edhe më shumë mundësi për të personalizuar përvojën televizive me dy paketa të reja!

Këto paketa synojnë të shtojnë larmishmërinë e zgjedhjeve që abonentët e rinj dhe ekzistues mund të bëjnë për t’iu përshtatur shijeve, buxheteve dhe vendndodhjeve të tyre.

  • Paketa “TIBO OVERSPORT”
    Ofron të gjitha kanalet origjinale TIBO, Oversport dhe shumë kanale të tjera shqiptare e ndërkombëtare për një eksperiencë cilësore televizive për të gjithë familjen.
  • Paketa “TIBO OVERSPORT TRING”
    Përfshin të gjitha kanalet e mësipërme së bashku me të gjitha kanalet TRING për të ofruar përvojën më të plotë televizive të gjithë shqiptarëve që zgjedhin TIBO si platformën e familjes së tyre.

Të dyja paketat do përfshijnë të gjitha funksionet dhe veçoritë bazë të TIBO si videoteka TIBO-FLIX, shërbimet “Catch Up” dhe “Time Shift”.

Synimi i TIBO vazhdon të jetë si gjithmonë: T’u gjendet sa më pranë shqiptarëve dhe shqipfolësve kudo që ata punojnë e jetojnë.

Këto paketa janë forma konrkete e këtij dedikimi. Vizitoni www.tibo.tv/bli ose dyqanet tona pranë jush për më shumë informacion mbi çmimet dhe çdo pyetje tjetër.