Brenda vitit 2030 numri i personave që jetojnë në Tokë do të rritet me 1 miliardë për të arritur në 9,08 miliardë në vitin 2050. Ky është parashikimi i rritjes së popullsisë që vjen nga World Population Prospects 2017, një raport i Kombeve të Bashkuara që përfshin informacione nga 233 vende në botë.

Ku do të jetë rritja më e madhe
Rritemi me një ritëm 83 milionë njerëz në vit. Është një ritëm më i ulët se shumë vite më parë, por në kushtet kur mungojnë sëmundje si kolera dhe malaria apo zia e bukës që kanë shkaktuar miliona të vdekur, këtë herë popullsia do të shtohet. Ky ritëm është më i ulët se para 100 vitesh, por i mjaftueshëm për të arritur 11,2 miliardë njerëz në vitin 2100!

Gjysma e rritjes së popullsisë nga sot deri në vitin 2050 do të përqendrohet në vende si Indi, Nigeri, Kongo, Pakistan, Etiopi, Tanzani, Shtetet e Bashkuara, Ugandë dhe Indonezi. Brenda 7 vitesh popullsia e Indisë do të tejkalojë atë të Kinës, ndërsa Nigeria do të marrë trofeun e vendit që rritet më shpejt. Brenda 2050 Nigeria do t’i marrë vendin e tretë në botë Shteteve të Bashkuara.

Një botë pa të rinj
Nga sot deri në gjysmën e shekullit popullsia në 26 shtete afrikane do të dyfishohet. Mesatarisht norma e pjellorisë në botë është 2.5 fëmijë për një grua. Kjo shifër në Afrikë është 4.7 fëmijë për grua ndërsa në Europë vetëm 1.6. Në 83 vende të botës mes viteve 2010 dhe 2015 norma e nevojshme e lindshmërisë për të rigjeneruar brezat ka qenë shumë e ulët. Kjo do të thotë se numri i personave mbi 60-vjeç do të dyfishohet brenda vitit 2050. Sot 25% e popullsisë evropiane është më shumë se 60 vjeç. Deri në vitin 2050 kjo shifër do të rritet me 10%.