Njoftimi për Privatësinë e Facebook është kthyer përsëri këtë vit. Mësoni të vërtetën e tij…

I mbani mend ato letrat që dikur shpërndaheshin me shkrim ose me mesazh telefonik, ku thuhej se “…nëse e shpërndan tek 50 persona të tjerë do të të ndodhë një gjë e mirë?! Tekste të tilla kanë qarkulluar gjithmonë dhe përmbajtja e tyre shprehte thjesht dashuri dhe respekt që të impononte ndarjen e këtyre ndjenjave pozitive me të tjerët duke shpresuar që mirësia do t’ju kthehej mbrapsht. Të gjithë mund t’i keni vënë re mesazhet që shpërndahen nga njerëzit, të cilat pretendojnë “mbrojtjen” e përmbajtjes të account-it të Facebook. Përveç shakasë së Privatësisë ka edhe mesazhe të tjera që qarkullojnë si p.sh, Whattsup do të kthehet me lekë nëse nuk e shpërndani në 30 kontakte këtë mesazh, ose shpërndarjet që bëjnë njerëzit për disa foto me fëmijë të sëmurë që pretendojnë se Facebook do të dhuroj 1$ për çdo Share që i bëhet. Kjo shaka ka qarkulluar fillimisht në 2012, në 2014, 2015 dhe tani po shpërndahet sërish po me të njëjtin format. Edhe pse këto mesazhe janë pa logjikë, Facebook vazhdon të bëjë deklarime që këto mesazhe nuk janë të vërteta, por kjo nuk i ka ndaluar njerëzit që t’i rikthejnë dhe t’i shpërndajnë sërish.
TiBO ju këshillon të mos u besoni këtyre postimeve virale, pasi në bazë të kushteve që kemi pranuar të gjithë në momentin e hapjes së llogarisë në Facebook, ne zotërojmë çdo përmbajtje dhe informacion që postojmë në Facebook.
P.S. shpërndani fjalën por nuk është e nevojshme t’i bëni “share” këtij postimi dhe as ta kopjoni atë në murin tuaj.