Pas një kohe me familjarët jashtë Shqipërisë, gjatë kthimit, ju ndalon në Aeroport policia e një prej vendeve të Unionit dhe ju komunikon masën e ndalimit të hyrjes në zonën Shengen:Shkaku?

Ju keni tejkaluar afatin e lejsës së qëndrimit.Si duhet të veprojmë në një situatë të tillë dhe cilat janë rrugëzgjidhjet? Mos u shqetëso nëse ndodhesh në një situatë të tillë.

Gjëja e parë që duhet të bëni është të kuptoni situatën në të cilën ndodheni pradaj ruani qetësinë dhe bashkepunoni me autoritetet.

Me të njoftuar masën e ndalimit nga Policia, ju keni të drejtë të merrni një shpjegim të plotë dhe shterues në lidhje me arsyet dhe afatin e ndalimit.Mos harro, nëse ke probleme me gjuhën e vendit ku jeni ndaluar, atëherë ju keni të drejtë të kërkoni një përkthyes… dhe kërkojne, qoftë edhe për siguri!

Le të ndalemi pak në llojet e ndalimit:

Sa llojesh janë ato?

Ekspulset futen në dy kategori:Ekspuls administrativ dhe ekspuls gjyqësor.

Ekspulsi administrativ ose ndryshe “dëbim administrative” është forma më e zakonshme e ndalimit.Ajo lëshohet kur udhëtarit I ka kaluar afati i lejës së qëndrimit, si në rastin hipotetik të lartpërmendur.

Ekspulsi gjyqësor ose “dëbim gjyqësor” në anën tjetër është një masë më e rëndë.Kjo lëshohet në rast se personi ka kryer dënim me burg në vendin pritës dhe gjykatat e atij vendi kanë të drejtë të vendosin edhe ekspulsin si masë dënimi.
Masa e ndalimit mund të zgjasë deri në 10 vjet por mbas 3 vjetësh, I dënuari ka të drejtë të aplikojë për fshirje të dhënash.

Pas komunikimit të ndalimit, bindjuni autoriteteve dhe kthehuni në atdhe duke respektuar afatin e ndalimit.Çdo theyrje e afatit tëndalimit për të udhëtuar, sjell penalitete të tjera edhe nga vënde të tjera antare.

Si hiqet ekspulsi?

Ekspulsi hiqet me anë të një kërkese formale që I drejtohet autoriteteve ndaluese të cilët kanë lëshuar njërën nga dy format e ekspulsit, ose policia, ose gjykata. Kjo kërkesë mund të bëhet vetëm mbas mbarimit të afatit të ndalimit. Kjo lloj procedure për shkak të natyrës së veçantë të saj rekomandohet të kryhet nën mbikqyrjen e një eksperti ligjor, kryesisht avokati të cilët kanë njohuri të specifikuara në këtë fushë.

Ku ruhen këto të dhëna?
Të dhënat e tua të ndalimit ruhen në databazën e SIS. Ai është një sistem qëndror ndalimi i kontrolluar nga vendet antare të Schengen të cilat skedojnë qytetarë që hyjnë dhe dalin nga pikat kufitare dhe njoftojnë në kohë reale të dhënat e udhëtimit të personave.

Mbasi të dhënat e tua fshihen nga sistemi I ndalimit, atëherë ju mund të udhëtoni lirisht në qiellin e Schengen si shqiponjë e lirë.


Informacioni nuk përfaqëson pikëpamjen e kompanisë TIBO dhe ka vetëm synim këshillues dhe informimi!

Burimi:  Postimi i Studio Avokatore “Peka Law”