Të paktën 70 ushtarë u vranë në një sulm të artilerisë ruse, kanë konfirmuar zyrtarët ukrainas. Punonjësit e emergjencave po  punojnë për të gjetur të mbijetuar. Qendra rajonale e Khersonit tashmë është e rrethuar nga trupat ruse, me ushtarë dhe pajisje ushtarake nga të gjitha anët.

Ushtria ruse po vijon vazhdimisht avancimin e saj në Kiev, me imazhet satelitore që tregojnë një kolonë të blinduar që është rreth 40 milje e gjatë.

Dhjetra civilë u vranë më herët në sulmet me raketa ruse në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv. Qendra e Kharkiv u godit nga një sulm i shpejtë rus. Agresioni i mëngjesit dukej se synonte zyrat qeveritare në Sheshin Liria në qendër të qytetit, ku si paspojë raportohet për 6 të plagosur.

Qyteti verilindor ka patur luftime të ashpra dhe bombardime ajrore në ditët e fundit. Është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës dhe shtëpia e 1.6 milionë banorëve.

Qeveria e Ukrainës ka thënë se po planifikon të shesë bono që nga e marta për të paguar forcat e saj të armatosura, ndërsa ato mbrojnë vendin nga pushtimi rus.

Takimi në Bjellorusi mes delegacioneve të Rusisë e Ukrainës të hënën duket se nuk ka dhënë rezultat të hënën, ndonëse është njoftuar se do të ketë një raud të dytë bisedimesh ditët në vijim.