Champions League 2020/21 është shumë afër dhe të gjitha ekipet po pergatiten të marrin vesh kundërshtarët e radhës.
Të enjten, në datën 1 tetor, në Gjenevë, në orën 17:00 do të hidhet shorti për fazën e grupeve.
32 SKUADRAT DHE FORMULA E KËTIJ SEZONI
Do të jenë 32 skuadrat që do të marrin pjesë në edicionin 2020-2021 të Champipns League: 26 prej tyre janë kualifikuar në mënyrë direkte, ndërsa gjashtë ekipet e fundit u vendosën të merkuren në darke nga turi i fundit kualifikues.
Do të rikthehet formula klasike e Champions League: në grupe do të përballen në shtëpi dhe në transferte dhe më pas, nga 1/16 do të rikthehen edhe garat vajtje-ardhje.
Këto janë 26 klubet e kualifikuara deri më tani:
ESP (4): Real Madrid, Barcelona, Atlético Madrid, Sevilla
ENG (4): Liverpool, Manchester City, Manchester United, Chelsea
ITA (4): Juventus, Inter, Atalanta, Lazio
GER (4): Bayern Munich, Borussia Dortmund, Leipzig, Borussia Mönchengladbach
FRA (3): Paris Saint-Germain, Marseille, Rennes
RUS (2): Zenit, Lokomotiv Moscow
POR (1): Porto
BEL (1): Club Brugge
UKR (1): Shakhtar Donetsk
TUR (1): İstanbul Başakşehir
NED (1): Ajax
RREGULLAT E SHORTIT
32 skuadrat do të ndahen si gjithmonë në katër grupe. Në grupin numër 1 do të jenë fituesit e Champions, Europa League (Bayern Munich dhe Sevilla) si dhe gjashtë kampionët e gjashtë kampionateve me koefiçentin më të lartë.
Nga fasha e dytë ndërkohë deri te e katërta, klubet do të klasifikohen sipas koefiçentit (klasifikimi europian) në ranking UEFA.
Cdo grup do te jete i perbere nga nje skuader nga i njejti vend dhe nuk do te lejohen dy klube te te njejtit shtet ne nje grup.
Shorti do të vendosë ndeshjet e grupeve të Uefa Champions League por edhe te UEFA Youth League.
Finalja do të luhet në Stamboll, në stadiumin Olimpik Ataturk që duhej të priste të luhej finalen e sezonit 2019-2020.
Shën Peterburgu që ishte parashikuar për të pritur finalen e 2021, do të presë finalen e 2022.
RREGULLI: RIKTHEHEN PESË ZËVËNDËSIMET
Komiteti ekzekutiv i UEFA ka vendosur që mund të përdoren pesë zëvëndësime gjatë ndeshjeve (maksimumi në tre momente të ndryshme të ndeshjes, dhe këtu nuk përfshihen zëvëndësimet gjatë pushimit të pjesës së parë dhe të dytë).
Si pasojë, numri i lojtarëve në liste do të rritet në 23.