Dy skuadrat londineze do të zhvillojnë finalen e “Europa League” 4023 km larg Londrës, në Baku.

Chelsea ka arritur të fitojë këtë trofe ne 2013, ndërsa Arsenali nuk fiton një trofe europian prej vitit të largët 1994. Në rast fitore, “The Gunners” do të sigurojnë një vend në “Champions League” e sezonit të ardhshëm.

Maurizio Sarri nuk ka fituar asnjë kompeticion madhor si trajner, ndërsa homologu i tij Unai Emery e ka fituar këtë kompeticion tri herë me Seviljën midis 2014 dhe 2016.

Emery insiston se përfundimi i pritjes 25-vjeçare për një titull është objektiv i tij i parë në Azerbajxhan, pavarësisht se kjo ndeshje është edhe shansi i fundit i tij për t’u kualifikuar në Champions League e sezonit të ardhshëm pas një mungese dyvjeçare – me kualifikim që ka gjasa të rrisë ndjeshëm fondet e transferimeve të verës.

Statistikat e ndeshjes:

Arsenali kundër Chelsea do të jetë finalja e dytë e gjitha angleze në UEFA Cup / Europa League në histori, pas Tottenham kundër Wolves në finalen e Kupës UEFA në vitin 1972.

Ky është takimi i 198-të në të gjitha garat mes Arsenalit dhe Chelsea, por vetëm e treta në Ligat Europiane – ata u takuan në finale të Kupës së Kampionëve 2003-04, ku Blutw fituan 3-2 në total.

Arsenali dhe Chelsea kanë fituar 11 ndeshje në Europa League këtë sezon.

Azerbajxhani do të jetë vendi i 24-të i cili do të mbajë një finale të madhe europiane.