Fiorentina i tregon gocave se Dona letrën e Musait e kishte hedhur tek koshi i banjës, një nga djemtë e kishte gjetur dhe ia kishte dhënë Musait, i cili më pas e kishte hedhur prapë në plehra.

Teksa bëjnë këtë thashethem pranë Donës afrohet Musa, i cili i kërkon asaj letrën që i kishte shkruar kjo e fundit në mënyrë që ta hedhë dhe ai.

Ajo nuk ia tregon sepse Musa dëshiron ta grisë. Ai i thotë Donës se ajo nuk meriton asgjë fare dhe nuk dëshiron ta dëgjoj. Më pas ai merr kapakun e picës në të cilën i kishte shkruar “Të Dua” dhe e hedh në koshin e plehrave.