Çfarë shuplake për Pep Guardiolën në Premier League! Në javën e dytë të elitës së futbollit anglez, Manchester City, që drejtohet nga trajneri spanjoll, u mposht 2-5 në “Etihad Stadium” nga Leicester City.

Tregolësh i Jamie Vardit, dy finalizime të të cilit u shënuan me 11-metërsh, ndërsa dy golat e tjerë të “dhelprave” mbajnë firmat e Madisson dhe Tielemans (të dy me 11-m). Nuk u vlejti për asgjë Citizen goli i realizuar nga Mahrez, një ish i Leicesterit, që në minutën 5-të, dhe finalizimi me kokë i Ake në minutën e 83-të. Interesant fakti që 4 nga 5 golat e Leicesterit u shënuan me penallti.

5 gola në vetëm 3 ndeshjet e para për Jamie Vardy-n, që edhe në sfidën hapëse në Premier League ndaj West Brom, realizoi dy herë nga pika e bardhë e penllatisë (0-3).

Zhgënjim edhe për Tottenhamin e Jose Mourinhos, që humbi 2 pikë “in extremis” në takimin e shtëpisë ndaj Newcastle. Spurs-ave nuk u mjaftoi goli i Lucas Mouras, i asistuar nga Harry Kane, në minutën e 25-të, pasi në minutën e 7-të shtesë miqtë fituan një 11-metërsh, që u shndërrua në gol nga Wilson, për rezultatin final 1-1./Supersport.al