Aktori i personazhit James Bond, Daniel Craig, u vlerësua këtë javë me një yll në bulevardin e famshëm të Hollywood-it, në të ashtuquajturën “Parada e yjeve”.

Ai ishte prezent në përurimin e pllakatës e cila është vendosur ngjitur një tjetër aktori që ka luajtur personazhin James Bond, Roger Moore.

Craig ka personifikuar për të katërtën herë agjentin e njohur “007” në filmin “No Time to Die”, që ka premierën këtë fundjavë.

Aktori 53-vjeçar është i katërti aktor që merr një yll në Hollywood për interpretimin e James Bond pas David Niven, Pierce Brosnan dhe Roger Moore.

“Parada e yjeve” në Bulevardin e Hollywood-it në Los Angeles ka mbi 2,700 yje pjesë e shëtitores së gjatë rreth 2 kilometra. Ky bulevard u ndërtua fillimisht në vitin 1960 si vlerësim për aktorët më të mirë në industrinë kinematografike.

Ditët e sotme kjo pjesë e Los Angeles vizitohet nga mbi 10 milionë turistë çdo vit.